Serial i vlerësuar nga kritika, Poker Face, shfaqet nga 15 shtatori ekskluzivisht në SkyShowtime

August 29, 2023
2 mins read

Sot, SkyShowtime ka deklaruar se dy episodet e para të Poker Face do të shfaqen ekskluzivisht në SkyShowtime më 15 shtator, me episode të reja çdo të premte.

Nga mendja krijuese e Rian Xhonson, Poker Face është një serial me 10 episode, me mistere javore me në qendër Çarli Kejëllin e luajtur nga Natasha Lion, e cila ka aftësinë e jashtëzakonshme për të përcaktuar nëse dikush gënjen. Ajo niset për rrugë me makinën e saj Plymouth Barracuda dhe në çdo ndalesë ndeshet me një trupë të re personazhesh dhe krime të çuditshme që nuk mund të mos i zgjidhë.

Seriali ka marrë vlerësime të shkëlqyera dhe mori shpejt ndër vlerësimet më të larta në Rotten Tomatoes, me një rezultat prej 98% nga kritika.

https://www.skyshowtime.com/pl/its-time-for/poker-face?DCMP=media

Me Natasha Lion si producente ekzekutive e kompanisë Animal Pictures, ka bërë gjithashtu skenarin dhe regjinë e një episodi të serialit. Poker Face sjell një listë të ftuarish specialë me yjet më në zë, ndër të cilët: Edrien Brodi, Ejnxhëll Dezai, Oudri Korsa, Benxhamin Bret, Brendon Majkëll Holl, Çarls Mellton, Çelsi Fraj, Çeri Xhons, Klo Seviji, Klea DjuVal, Kollton Rajan, Daniel MekDonald, Dasha Polanko, Elen Barkin, Hong Çau, Xhasmin, Aijana Garvin, Xhek Allkot, Xhamila Xhamil, Xhozef Gordon-Levit, Xhjudit Lajt, Lesli Silva, Lil Rel Hauëri, Luis Guzman, Megan Suri, Najëll Kaningam, Nikolas Çirillo, Nik Nollt, Rid Bërni, Rea Perlman, Ron Perlman, Rouan Blanshard, S. Epata Merkerson, Shejn Pol MekGi, Simon Helberg, Stefani Hsu, Tim Blllejk Nelson dhe Tim Midous.

Nora dhe Lila Zukerman janë drejtuese të shfaqjes dhe producente ekzekutive. Producentë të tjerë ekzekutivë janë Ram Bergman, Natasha Lion, Nena Rodrigue dhe Iaen B. MekDonalld, së bashku me Maja Rudolf dhe Daniel Renfrju Behrens si bashkë-producentë ekzekutivë. Poker Face është prodhuar nga T-Street, MRC dhe Animal Pictures dhe shpërndahet nga Paramount Global Content Distribution.

Shërbimi SkyShowtime i ofrohet drejtpërdrejt konsumatorit përmes aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, për pajisjet me Android, Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com.

FUND

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: www.twitter.com/SkyShowtime

Të dhënat e kontaktit

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi i ri fantastik i transmetimit në Evropë. Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime ka mbledhur prodhimet më të mira të Hollivudit dhe argëtimin lokal në një vend të vetëm.

Nga filmat dhe serialet origjinale të markave ikonë si Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock deri në serialet origjinale nga SkyShowtime, kjo platformë është shtëpia e re e argëtimit më të mirë në Evropë.

Me daljen në gjithë tregjet e saj në fillim të këtij viti, SkyShowtime është në dispozicion në: Shqipëri, Andorrë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi. Mundësohet nga ofrues të përzgjedhur televizionesh në disa tregje dhe në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në televizorët me Android, Google Chromecast, LG, në televizorët inteligjentë Samsung dhe në faqen e internetit.

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Се запали возило на брза помош во Куманово, нема повредени лица иако во него имало пациент

Следно

Хрватска: ЕУ ќе ги започне преговорите за членство со БиХ до крајот на 2023 година

Latest from Blog

Проданоски: Буџетот за 2027 година го креираме со предлозите на прилепчани

Општина Прилеп ги заврши средбите со сите урбани заедници во градот во рамките на консултациите за подготовка на Буџетот за 2027 година. Градоначалникот Дејан Проданоски најави дека процесот продолжува со средби со

Николоски: Од 1 јануари само Државната лотарија ќе може да организира онлајн игри на среќа

Владата го измени Законот за игри на среќа, со кој јасно се ограничува организирањето на игри на среќа. Само Државната Лотарија ќе може да организира игри на среќа, дополнително се воведе ограничување

Божиновска: По три децении зависност од еден гасен правец, Македонија работи на нови врски со соседите

Македонија три децении зависела од само еден правец за снабдување со природен гас, а новите поврзувања со соседите треба да ја намалат таа зависност, порача министерката за енергетика, рударство и минерални суровини,

Битола не ги заборава своите херои: Одбележана 82-годишнината од формирањето на Првата егејска македонска ударна бригада

Во Битола свечено беше одбележана 82-годишнината од формирањето на Првата егејска македонска ударна бригада, со положување свежо цвеќе, оддавање почит и пригодна културно-уметничка програма. Одбележувањето се одржа пред спомен-плочата кај Територијалната противпожарна

Божиновска: Гасните врски со Грција и Србија се приоритет за посигурно снабдување

Гасните интерконектори со Грција и Србија, Вертикалниот гасен коридор и повторното ставање во функција на продуктоводот Солун–Скопје се меѓу проектите со кои Македонија работи на посигурно снабдување со енергија. Ова го истакна
Go toTop