Mbrëmë në Shkup u mbyll me sukses edicioni i 5 i Festivalit Ndërkombëtar i Folklorit “FOLKFEST”

July 25, 2023
1 min read

Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi që nga shumë artdashës cilësohet edhe si ambasador i vërtetë i kulturës dhe traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga data 22, 23 dhe 24 Korrik, ishte pjesëmarrëse e Festivalit Folklorik “FOLKFEST”, ku u prezantua me pikat e saja më të fuqishme dhe me këtë prezantoi para publikut kulturën dhe traditat tona.

Kryetari i ansamblit të këngëve dhe valles “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza pas përfundimit të këtij festivali ka thënë se për të dhe ekipin e tij ka qenë kënaqësi që të jenë pjesëmarrës në një festival ky promovohen vlera.

“Vërtetë ishte një javë e përkryer, javë gjatë së cilës me plot përkushtim u angazhuam që të paraqitemi në skenë dhe të rrëmbejmë zemrat e gjithë atyre që kishin rastin të na shohin drejtpërdrejt por edhe atyre që na ndoqën përmes rrjeteve të ndryshme sociale. Pas pjesëmarrjeve në dy festivale gjatë javës që shkoi, neve si ansambël na pret një punë dhe angazhim edhe më i madh me qëllim që në çdo kohë dhe në çdo vend ku do të marrim pjesë, ekipi ynë të shkëlqej para publikut”, ka thënë kryetari i AKV “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza.

Në edicionin e 5 të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “FOLKFEST” morën pjesë ansamble nga Polonia, Qipro Veriore, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania me 2 grupe “Borka” dhe “Desna”, Republika e Kosovës, Moldavia, Gjorgjia, Kili dhe Meksiko, kurse Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet nikoqir ishte jashtë konkurrencës por që u përfaqësuar nga AKV “Ibe Palikuqi” dhe “Studio Folklor”.

Sipas jurisë profesionale e përbërë nga Bajram Tahiri, Kenan Jahja-Kajolli – kryetar dhe Lubço Manevski, vlerësuan si vijon radhitjen e më të mirëve:

  1. Meksiko
  2. Moldavia
  3. Kosova

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “FOLKFEST” zgjati tre ditë. Me datë 22 Korrik (e shtunë) me fillim në ora 20:30 u shënua fillimi i “FOLKFESTIT” në sheshin Maqedonia, kurse gjatë dy ditëve në vijim i njëjti u organizua në sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Sponsor të këtin manifestimi kulturor ishin: Ministria e Kulturës së RMV-së, Komuna e Çairit, NTP Shkup, MEPSO, Lotaria e RMV-së, Eftinia Impex, Hotel Doa, ATS Grup dhe Ndihma e Shpejtë.

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VERO marketi

Претходно

Руската Дума изгласа зголемување на старосната граница за регрутирање на 30 години

Следно

(ВИДЕО) Се урна „канадер“ што гаснеше пожар во Грција, се трага по пилотите

Latest from Blog

Боатенг: Ако Роналдо е тимски играч ќе се тргне и ќе ги остави младите да блеснат

фото: Actu Foot @ActuFoot_ (X) Поранешниот играч од средниот ред на Милан, Кевин-Принс Боатенг, зборуваше за Кристијано Роналдо по настапот на напаѓачот на португалската репрезентација на натпреварот од Светското првенство во 2026

Четврта фаза од дезинсекцијата против комарци во Скопје

Во доцните вечерни часови, сѐ до рано наутро, беше реализирана четвртата фаза од дезинсекцијата против комарци, од земја, на подрачјето на градот Скопје, извести градоначалникот Орце Ѓорѓиевски. „Ова е важна превентивна мерка

Швајцарија се разигра, Босна се распадна (ВИДЕО)

Наместо уште еден херојски момент на репрезентацијата на Босна на овој Мундијал, вечерва добивме показна вежба за тоа како се користат противничките грешки од страна на репрезенатцијата на Швајцарија. Конечниот резултат на

ФИЦО ПРЕЖИВЕА И ГЛАСАЊЕ ПО АТЕНТАТОТ: Словачкиот парламент изгласа доверба на владата

Словачката влада доби гласање за доверба во парламентот, кое беше предизвикано од тоа што долгот на земјата ги надмина фискалните ограничувања утврдени со Уставот. Сите 78 пратеници лојални на трипартитната коалициска влада
Go toTop