Kryetari i Gjykatës Administrative, Kreshnik Kaçiu, priti në takim Major Hector Zayas, Shef i Zyrës Ligjore në Kampin Bondsteel, ku u diskutua për organizimin, mbarëvajtjen e punës dhe sfidat e Gjykatës Administrative, si një gjykatë e re dhe e specializuar për drejtësinë administrative.
Kryetari Kaçiu e vlerësoi rëndësinë e takimeve të tilla, të cilat tha se kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit, teksa theksoi prioritet e tij në drejtimin e gjykatës.
Nga ana e tij, Major Hector Zayas, Shef i Zyrës Ligjore në Kampin Bondsteel, e uroi Kaçiun për zgjedhjen kryetar, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese në punë. Gjatë bashkëbisedimit ai ofroi përkrahjen e plotë për Gjykatën Administrative.
Tutje, në takim u shpreh gatishmëria për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e institucioneve përkatëse.
Burimi: botasot


