MPB Maqedoni njofton se të dielën (26.04.2026), në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në orën 13:30, do të mbahet garë përkujtimore e titulluar si “Përkujtimori Gjoko Kuzmanovski”.
Me pikënisje dhe përfundim para QK “Jane Sandanski”, me ç’rast garuesit do të lëvizin në një pjesë të bulevardit “ASNOM”, në segmentin e kryqëzimit me rrugën “Vasko Karangeleski” deri te kryqëzimi me bulevardin “Serbia”, si dhe në një pjesë të rrugës “Vasko Karangeleski”, nga kryqëzimi me bulevardin “ASNOM” deri te kryqëzimi me rrugën e qasshme pranë “Majçin Dom” në Shkup.
Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ku qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugë përreth.
“Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja”, thonë nga MPB.
Burimi: botasot.info


