Miteva: Tregu po stabilizohet, çmimet e derivateve vazhdimisht në ulje

April 23, 2026
2 mins read

Zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva, tha se “Makpetrol” nga mesnata e uli çmimin e shitjes me pakicë të gazit rrjedhës të naftës për pesë denarë për litër, ngha 59 në 54 denarë. Njëkohësisht, në tregtinë me shumicë është evidentuar ulje prej dhjetë denarëve për kilogram, që në përllogaritje do të thotë përafërsisht pesë denarë për litër, duke e paraqitur si stabile situatën me derivatet në vend.

“Ajo që është posaçërisht me rëndësi është se edhe kompanitë e tjera në treg e ndjekin këtë trend. Në shitjen me pakicë, çmimet e gazit të rrjedhshëm të naftës në pompat e benzinës tashmë janë ulur nga pesë deri gjashtë denarë për litër dhe sillen nga 53 deri 54 denarë. Të respektuar, ky nuk është vetëm një hap i izoluar, por reagim sistematik i tregut që vjen si rezultat i një sinjali dhe koordinimi të qartë institucional”, tha Miteva.

Ajo theksoi se kjo ulje nuk është rezultat i rastësisë afatshkurte të tregut, por është rezultat i analizës nga ana e ISHT dhe përmes marrëveshjes dhe përgjegjësisë së ndërmarrë nga ana e tregtarëve, për ulje të bruto marzheve.

Arritëm pajtueshmëri, vazhdoi Miteva, këto marzhe të ulen dhe të ruhen në atë nivel edhe në periudhën në vijim, të mos kemi oscilime të cilat do t’i kemi tani, këtë javë drejt uljes, ndërsa javën e ardhshme do të kishin rritje, që do të thotë se për më shumë se 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për 9 deri 10 për qind në shitjen me pakicë do të kemi ulje.

“Kjo masë erdhi përmes analizës së argumentuar dhe veprimit institucional. Në bazë të analizës së hollësishme të kryer nga Inspektorati shtetëror i tregut, u detektuan hapësirat për korrigjim në strukturën e çmimeve, pas çka pasuan biseidme me tregtarët dhe arritje të marrëveshjes për ulje të bruto marzheve”, theksoi zëdhënësja e Qeverisë.

Ajo shprehi falënderim për përgjegjësinë shoqërore që po tregohet dhe shtoi se ky është dallimi thelbësor i qasjes.

“Në vend të politikave deklarative, sjellim masa që japin efekt të drejtpërdrejtë ndaj çmimeve. Në vend të ndjekjes pasive të tregut, në mënyrë aktive intervenuam atje ku ekziston hapësirë për korrigjim në interes të qytetarëve. Do të vazhdojmë me qasjen e njejtë, me analizë, me dialog dhe me rezultate konkrete. Tregu duhet të funksionojë, por duhet të jetë edhe i drejtë. Ndërsa interesi i qytetarëve do të mbetet prioriteti ynë kryesor”, tha Miteva.

Burimi: botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup të dielën për shkak të garës përkujtimore

Следно

Ковентри не го дава Лампард: Toj знае што направи тука и зошто треба да остане!

Latest from Blog

Рускоска: Според фискалните на Бојан Јовановски, парите од „Рекет“ одамна се потрошени

Во гостувањето на „Ноќно студио“ на 4ТВ, обвинителката Вилма Рускоска изјави дека, судејќи според фискалните сметки, Бојан Јовановски најверојатно одамна ги потрошил парите поврзани со случајот „Рекет“. Таа посочи дека во текот

Рускоска: Според фискалните на Бојан Јовановски, парите од „Рекет“ одамна се потрошени

Во гостувањето на „Ноќно студио“ на 4ТВ, обвинителката Вилма Рускоска изјави дека, судејќи според фискалните сметки, Бојан Јовановски најверојатно одамна ги потрошил парите поврзани со случајот „Рекет“. Таа посочи дека во текот

Трамп: Издадов наредба да се пука и уништи секој брод што поставува мини во Ормутскиот теснец

Во објава на неговата мрежа Truth Social, тој тврдеше дека неговите „миночистачи во моментов го чистат теснецот“. „И наредив на американската морнарица да пука и убива секој брод, без разлика колку е
Go toTop