WARSZAWIANKA – Seriali i parë origjinal nga SkyShowtime, i realizuar në Europën Qendrore dhe Lindore

/
3 mins read

Dy episodet e para të serialit Warszawianka janë tashmë në dispozicion për t’u parë në SkyShowtime. Episodet e ardhshme të serialit me aktorin kryesor polak Borys Szyc do të shfaqen në këtë platformë çdo të hënë.

Warszawianka është prodhimi i parë origjinal lokal i SkyShowtime në Europën Qendrore dhe atë Lindore.

Seriali debuton në 22 tregje ku SkyShowtime tani më është dispozicion.

Ky serial ka njëmbëdhjetë episode dyzet në kohëzgjatje prej minutave, të cilat do t’i shtohen platformës çdo të hënë.

Warszawianka është një serial i zhanrit dramatik-imagjinar që ndjek aventurat tragjikomike të playboy-it 40-vjeçar Franek Czułkowski (aka “Czuły”), i portretizuar shkëlqyeshëm nga aktori kryesor polak Borys Szyc.

Czuły është një personazh thellësisht kompleks, një shkrimtar i talentuar që ka përjetuar suksesin dhe dështimin dhe tani e gjen veten të bllokuar mes betejave të tij personale dhe pritjeve shoqërore.

Seriali paraqet disa nga personazhet më interesantë të qytetit që janë në jetën e Czuły-it. Seriali ndjek aventurat e tij ndërsa ai përpiqet të kuptojë kuptimin e ekzistencës së tij në botën moderne.

“Si një shërbim transmetimi i krijuar posaçërisht për Europën, SkyShowtime është i përkushtuar ndaj tregimit autentik që argëton dhe lëviz audiencën nëpër tregjet tona. Ne jemi të ngazëllyer për të sjellë Warszawianka – serialin tonë të parë origjinal polak – për audiencën këtë qershor. I shkruar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Jakub Żulczyk dhe me protagonistin e talentuar Borys Szyc, Warszawianka është një argëtim bindës në maksimum. Është një tregim provokues për të rriturit dhe ne jemi krenarë që jemi shtëpia ekskluzive për këtë serial të mrekullueshëm,” ka thënë Monty Sarhan, CEO e SkyShowtime.

“Ka njerëz që i shtojnë ngjyrë jetës sonë – por ata vetë jetojnë në buzë të së zezës. Warszawianka është historia e Franek ‘Czuły’ – një 40-vjeçar i cili është ende adoleshent. Ai është babai më i mirë dhe më i keq në botë. Ai është një folës i ëmbël i kapur pas stilit të jetesës në qytet dhe një djalë i mirë që vazhdon të marrë vendime të këqija. Ai është një burrë që është ende i dashuruar, por nuk e ka idenë se si të dashurojë. Ka vetëm disa djem si Czuły dhe besoj se shikuesit do të tërhiqen nga seriali pasi mendoj se shumë do të gjejnë një pjesë të vetes në historinë e tij. SkyShowtime ka demonstruar një angazhim të fortë për të mbështetur serialin dhe është shtëpia e përsosur për Warszawianka,” është shprehur Jakub Żulczyk, skenarist dhe romancier i njohur polak.

Seriali Warszawianka i SkyShowtime Original është nën regji të Jacek Borcuch dhe shkruar nga Jakub Żulczyk. Piotr Uznański është Drejtor i Fotografisë. Personazhi kryesor i serialit luhet nga Borys Szyc. Rolet e tjera luhen nga: Krystyna Janda, Jerzy Skolimowski, Ilona Ostrowska, Piotr Polak, Jadwiga Jankowska-Cieślak, Zofia Wichłacz, Paulina Gałązka, Jan Peszek, Maja Pankiewicz, Marianna Zydek, Jakub Wieczorek, Marta Ścisłowicz, Tomasz Włosok, Marcin Januszkiewicz dhe Milena Goździela.

Producentë është Izabela Łopuch dhe producenti i linjës është Andrzej Besztak.

Warszawianka është xhiruar në Republikën e Polonisë me mbështetjen e dhënë përmes Aktit për Mbështetjen Financiare për Prodhimin Audio-vizual nga Instituti Polak i Filmit dhe financuar nga Ministria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

SkyShowtime është në dispozicion drejtpërdrejt te konsumatori nëpërmjet aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, pajisjet Android, Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung, dhe përmes ueb faqes www.skyshowtime.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Претходно

Норвешка: Предложен закон 40 отсто од членовите на управните одбори да бидат жени

Следно

Претставник на ЕУ: „Европската миграциска политика стана заложник на политичките интереси“

Latest from Blog