Studentët e “Work and Travel” protestuan para DAP-it kundër tatimit për të ardhurat nga jashtë

April 15, 2026
2 mins read

Studentët që kanë marrë pjesë në programin “Work and Travel” protestuan para Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ata thonë se edhe pse gjatë verës kanë punuar jashtë vendit dhe më parë kanë qenë të liruar nga tatimi për të ardhurat e fituara, tani shteti u llogarit tatim dhe u kërkon ta paguajnë për këto të ardhura.

“Një student ka punuar atje për tre vite, ka fituar, le të themi, 6.000 euro në vit dhe ato para i ka shpenzuar për studime, qira, ka blerë makinë, dhe tani ka fituar gjithsej 18.000 euro, duhet të paguajë 10%, pra 1.800 euro. Gjermania na i kthen këto para për të na mbështetur si të rinj, për të na motivuar dhe për të qenë faktor i mirë në shoqëri dhe për të bërë diçka pozitive me arsimin tonë, ndërsa këtu na ndëshkojnë për këtë”, tha studenti.

Protestuan edhe punëtorët nga Afganistani dhe Iraku, të cilët thonë se nuk kanë marrë informacione në kohë që duhet të paguajnë tatim.

“Nuk mundet një institucion t’i zhduke pesë vite dhe pastaj, pas pesë viteve, të zgjohet dhe të thotë: hej, ju keni tatim për vitin 2020. Po ku është ajo përllogaritje që të na dorëzohej në vitin 2021?”, deklaroi Zhikiça Millanov, punëtor në Afganistan në vitin 2020.
Drejtoresha e DAP-it Elena Petrova, deklaroi se nuk do të tatohen mjetet e marra si kthim tatimi, por vetëm të ardhurat e fituara jashtë vendit.

“Paga e realizuar në Gjermani, nga rezident tatimor i Maqedonisë, duhet të tatohet në Gjermani, por nëse nuk është tatuar në Gjermani, atëherë tatimi paguhet në Maqedoni. Këtu nuk bëjmë dallim se për cilën kategori qytetarësh bëhet fjalë, apo për ndonjë qytetar tjetër që realizon të ardhura nga puna”, theksoi Elena Petrova, drejtoreshë e DAP-it.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike informojnë se deri në vitin 2024 të dhënat nuk janë përpunuar në mënyrë sistematike, ndërsa analiza e tyre ka filluar pikërisht atë vit. Për vitin 2024 është përcaktuar tatim në vlerë prej 171,6 milionë denarë, nga të cilat deri më tani janë mbledhur 30,4 milionë denarë. Për vitin 2025, sipas të dhënave nga bankat, janë regjistruar 70.869 persona me hyrje në vlerë totale prej 577 milionë euro. Deri më tani janë dërguar 9.522 njoftime, ndërsa janë evidentuar edhe 4.459 deklarime vullnetare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Се сретнаа Си Џинпинг и Лавров: Мора да ги штитиме заедничките интереси

Следно

Misioni paqeruajtës EUFOR-ALTHEA në BeH, Maqedonia e Veriut do t’i dërgojë 32 ushtarë

Latest from Blog

Општина Битола: Училиштата добиваат обновени терени, продолжува изградбата на спортските сали

Изградбата и реконструкцијата на 24 училишни спортски терени и четири типски спортски сали ја одбележуваат годинава во Битола, информираат од Општината. Дел од проектите се завршени, додека останатите се во фаза на

Николоски: Околу шест милиони евра инвестираме во инфраструктурниот развој на Кичево

Заменик претседателот на Владата и министер за транспорт, Александар Николоски, денеска оставри работна посета на општина Кичево, каде со градоначалникот Александар Јовановски изврши увид во реконструкција на улица Рудничка. Ова е проект

ИЗИР: Македонија не смее да го пропушти моментумот за одржливо искористување на минералните ресурси

Македонија не смее да го пропушти моментумот што се создава во Европа во однос на обезбедувањето критични минерални суровини и да дозволи потенцијалот на домашните наоѓалишта, меѓу кои и Иловица–Штука, да остане

Општина Битола: Градот го слави ослободувањето низ „Сите бои на сеќавањето“

Под слоганот „Сите бои на сеќавањето“, Битола го одбележува 4 Ноември, Денот на ослободувањето на градот, со програма што ги поврзува историската меморија, културата, спортот и хуманоста. Настаните се одржуваат од 30

Тоневски од Пробиштип: Довербата и транспарентноста се клучни за рамнотежа меѓу рударството и екологијата

Придобивките од рударството за општините мора да се разгледуваат заедно со грижите на населението и потребата од континуирана заштита на животната средина, порача градоначалникот на Општина Пробиштип, Тони Тоневски, кој учествуваше на
Go toTop