Rokas: BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet që Struga dhe Ohri ta ruajnë statusin në UNESCO

April 23, 2026
2 mins read

Menaxhimi me mbeturinat e ngurta dhe trajtimi i ujërave të kanalizimit janë prioritete të larta në të cilat Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që ka mundësi me qëllim që Struga dhe Ohri ta ruajnë statusin në UNESCO. Këtë e theksoi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mikail Rokas pas takimit me kryetarin e Komunës Strugë, Mendi Qyra.

Në takim, siç theksoi Rokasi, ishte biseduar për rrugën e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për sfidat me të cilat përballet Komuna e Strugës.

“U ngritën shumë çështje. Njëra prej tyre ishte menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe nevoja për përpunimin e tyre. Është gjetur zgjidhje duke ndërtuar një qendër rajonale ose fabrikë për përpunimin e mbetjeve të ngurta. Do të shpallet tender për përzgjedhjen e një kompanie që do ta zbatojë këtë. Një problem tjetër që u ngrit është trajtimi i ujërave të zeza, të cilat derdhen në liqen. Këto janë prioritete kryesore me të cilat ne, si Bashkim Evropian, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë në mënyrë që si Struga ashtu edhe Ohri të mund të ruajnë statusin e tyre në UNESCO”, deklaroi Rokasi pas takimit.

Për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ai theksoi se BE-ja e ka programin “People to People” ose “Njerëzit për njerëzit”, si dhe programe për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë dhe Shqipërinë.

Sipas ambasadorit evropian, ishte ngritur edhe çështja për ndërtimin e kopshteve për fëmijë, si pjesë e reformave që duhen të bëhen në sferën e arsimit.

“I premtova kryetarit të komunës se do të kthehem për vizitë me ekipin tim në lidhje me këtë çështje, për të parë se si mund të gjejmë zgjidhje. Më thanë se ka një numër të madh fëmijësh në listën e pritjes për t’u regjistruar në çerdhe. Në këtë kohë të vitit, duke marrë parasysh që jemi tashmë në mes të vitit, është pak më e vështirë të gjesh mjete për financim. Megjithatë, ne gjithmonë kemi agjendën e reformave këtu që parashikon mjete. Do ta diskutoj këtë çështje edhe me përfaqësuesit e Qeverisë në mënyrë që ata ta trajtojnë këtë si një prioritet për Komunën e Strugës”, nënvizoi Rokasi.

Burimi: botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Mickoski: Arben Fetai nuk do të jetë më pjesë e ekzekutivit, do të kthehet në Bruksel

Следно

Иран вели дека е подготвен: Одиме на Мундијалот!

Latest from Blog

Обвинителството бара притвор за екс-претседателот на ФФМ, Муамед Сејдини

Основното јавно обвинителство Скопје донесе Наредба за спроведување истражна постапка против поранешен претседател на Фудбалската федерација на Македонија, поради основано сомнение дека сторил кривично дело – Проневера во службата. Осомничениот, во периодот

Иран вели дека е подготвен: Одиме на Мундијалот!

фото: Megatron (X) Портпаролката на иранската влада, Фатемех Мохеџерани, ја потврди намерата на националниот фудбалски тим да игра на Светското првенство во 2026 година. „Министерството за млади и спорт објави дека нашата

ЌЕ СЕ ТРУПА – Финска ги укинува ограничувањата за присуство на нуклеарно оружје на своја територија

Финската влада денес му предложи на својот парламент да го измени законот и кривичниот законик со цел да се отстранат законските пречки за увоз на нуклеарно оружје во Финска, како и за

Рускоска: Според фискалните на Бојан Јовановски, парите од „Рекет“ одамна се потрошени

Во гостувањето на „Ноќно студио“ на 4ТВ, обвинителката Вилма Рускоска изјави дека, судејќи според фискалните сметки, Бојан Јовановски најверојатно одамна ги потрошил парите поврзани со случајот „Рекет“. Таа посочи дека во текот
Go toTop