Andi Ismaili futbollisti 14 vjeçar pjesë e skuadrës U-17/18  tek “Makedonija Gjorçe Petrov”

/
1 min read

Andi Ismaili, futbollisti 14 vjeçar nga Shkupi që luan për ekipin e futbollit “Makedonija Gjorçe Petrov” gjatë gjitha ndeshjeve të ekipit të tij ka shkëlqyer në terrenin e gjelbër.

Andi edhe pse vetëm 14 vjeç, ai tashmë luan për grup moshën U-17 dhe U-18.

Trajnerët e tij thonë se kanë besim të madh në talentin dhe aftësitë e futbollistit të ri Andi Ismaili dhe njëherësh besojnë se ai shumë shpejtë do të bëhet YLL i futbollit vendor por edhe i atij ndërkombëtar.

Andi pritet që së shpejti të bëhet pjesë e ekipit të parë në ekipin e futbollit “Makedonija Gjorçe Petrov” edhe përkundër moshës shumë të re (14 vjeçar ), mirëpo sipas trajnerëve me angazhimin e tij maksimal dhe super ndeshjet e treguara shihet si një potencial i madh i futbollit të cilin e pret një e ardhme e ndritshme.

Për Andin tashmë kanë shprehur interes disa klube ndërkombëtare me renome dhe traditë futbolli. Skaut të ndryshëm pothuajse gjatë çdo ndeshjeje por edhe gjatë trajnimeve interesohen dhe ndjekin nga afër futbollistin 14 vjeçar. Kjo vetëm dëshmon se Andi Ismailin së shpejti mund ta shohim tek ndonjë skuadër e madhe europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Претходно

Изложба во чест на 100 години од раѓањето на Ацо Шопов денеска на СВП

Следно

Израелските сили приведоа 40 Палестинци на окупираниот Западен Брег

Latest from Blog