Festivali Ndërkombëtarë i valleve popullore në Split të Kroacisë është evenimenti i radhës ku do të marrë pjesë Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi.
Ibe Palikuqi me trupin e saj të parë të artistëve edhe këtë herë do të tentojë që para publikut të qytetit të bukur të Splitit të paraqiten sa më mirë dhe në mënyrë të shkëlqyer dhe me këtë t’ua rrëmbejnë zemrat e të pranishmëve dhe të marrin duartrokitje nga të gjithë.
Shkolla e kulturës shqiptare, Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi përmes pjesëmarrjeve të shumta nëpër festivale të ndryshme në mbarë botën po vazhdon të mbetet “ambasador” i shkëlqyer i kulturës dhe traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në edicionin e këtij viti në Festivalin Ndërkombëtarë të valleve popullore në Split të Kroacisë do të marrin pjesë një numër i madh e shoqërive Kulturore Artistike të cilat përmes valleve folklorike prezantuan traditat dhe kulturën e shteteve nga të cilat ata vijnë.