“Ka aq shumë skandale, sa shteti duhet të kishte rënë”, Vata flet për protestat në Tiranë

September 30, 2026
2 mins read

Protestat e njohura si “Flamingot” në Tiranë, të nisura me pretendimin për ndryshim të politikës së vjetër, po përballen me sfida dhe mungesë të mbështetjes së gjerë qytetare.

Për këtë çështje, analisti Ilir Vata, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për zhvillimin e protestave, përfshirjen e eksponentëve politikë dhe pritshmëritë për një mobilizim më të madh qytetar.

Vata ka thënë se protesta fillimisht u prit me entuziazëm nga qytetarët, por sipas tij, përfshirja e politikës së vjetër ka ndikuar në zbehjen e shpresës për ndryshim.

Image

Ilir Vata

 “Protestat e “Flamingove” në Tiranë lindën si nevojë e ndryshimit të politikës së vjetër, me sloganin “Rama në burg – Berisha në burg”. Në fillim nisi me entuziazëm, flamuj e banderola, që u pritën mirë nga qytetarët. Por politika e vjetër u bë pjesë e tyre dhe, çdo ditë e më shumë, shpresa për një ndryshim të mundshëm u shua.

Eksponentë të politikës u bënë pjesë e protestës, duke e bërë pis nismën e ndryshimit, dhe qytetarët nuk i mbështetën. Edhe diaspora e ka të pamundur të vazhdojë maratonën e protestave, duke numëruar ditë, 120 apo 122 ditë. Pra, politika e vjetër ka vrarë shpresën te qytetarët”, ka thënë ai.

Sipas Vatas, protesta vazhdon me synimin që të përfshijë më shumë të rinj dhe studentë, ndërsa ai ka përmendur nevojën për një mobilizim të madh qytetar.

“Protesta ende vazhdon me shpresën se studentët, pra të rinjtë, t’i mbështesin, duke e çuar protestën në kufijtë e revolucionit. Pra, kërkohen më shumë se 200 mijë qytetarë në shesh, që të shkundin qeverinë, pushtetin e vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për më shumë se tri dekada. Mundësitë reale i ka Tirana që të zbresë në shesh. Pra, 10% e kryeqytetasve bëjnë korumin e duhur për të tundur themelet e politikës së vjetër që vjen nga e shkuara.

Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin. Edhe pse SPAK ka vënë para përgjegjësisë penale zyrtarë të lartë, ende është e vështirë që të burgoset kjo klasë politike.

Protesta ka enigma të mëdha. Nuk dihen drejtuesit realë, financuesit dhe shumë mendojnë se protesta është produkt i politikës së vjetër, pra janë ata aktorët e protestës, ashtu siç bëri Ramiz Alia me studentët në ’90”, ka shtuar ai.

I pyetur nga “Bota sot” se, pas skandalit që përfshin ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, a nuk do të duhej që protestat të ishin shumë më të fuqishme, Vata është përgjigjur:

“Ka aq shumë skandale, sa shteti duhet të kishte rënë, por protesta nuk ka qartësinë e duhur. Mendohet se është pjesë e lojës së së shkuarës së politikës së vjetër”, ka përfunduar Vata.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Дефинитивно пукна тиквата во Португалија, лутиот Роналдо го напушти тимот!

Latest from Blog

Дефинитивно пукна тиквата во Португалија, лутиот Роналдо го напушти тимот!

Легендарниот напаѓач Кристијано Роналдо предвреме ја напушти репрезентацијата на Португалија. Ова се случи после прес-конференцијата на селекторот Жорже Жесус кој објави дека Роналдо ќе започне на клупата и на утрешниот натпревар на Португалија

Николоски: Во Брисел за инфраструктурата, Планот за раст и проширувањето на ЕУ

Заменик претседателот на Владата и министер за транспорт, Александар Николоски е во дводневна работна посета во Брисел, каде ќе земе учество на официјални средби организирани од Европската Комисија. На средбите ќе се

Вкупниот промет на Македонската берза над 21,4 милиони денари, МБИ10 порасна 2,60 отсто

Изготвен од Илирика Инвестментс АД Скопје врз основа на официјални податоци од Македонска берза. Тргувањето на Македонската берза на 30.09.2026 заврши со раст на индексот МБИ10, кој изнесуваше 9.044,58 поени. Во однос

Скопскиот аеродром бележи силен подем: 34,8% раст и место во европскиот врв

Меѓународниот аеродром Скопје во август забележал значителен раст на патничкиот сообраќај, со што се најде меѓу најбрзорастечките аеродроми во Европа во својата категорија. Според најновиот извештај на ACI EUROPE, патничкиот воздушен сообраќај

Нетанјаху тужи новинари и медиуми

Израелскиот премиер Бенјамин Нетанјаху поднесе тужба за клевета против три медиумски куќи и шестмина новинари во Израел поради извештаи во кои се тврди дека тој лично бил предупреден за нападот на Хамас
Go toTop