Ruskoska për rastin “Pulse”: Është jologjike që një ministër nga viti 2012 të mbajë përgjegjësi për një rast që ka ndodhur 13 vite më vonë

April 24, 2026
1 min read

Ish-prokurorja Vilma Ruskoska ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ekipit të prokurorëve në rastin “Pulse”. Me 33 të akuzuar dhe qindra dëshmitarë, Ruskoska vlerëson se procesi është ndërtuar mbi baza të brishta dhe po shkon drejt joefikasitetit. Sipas saj, problemi kryesor në këtë rast është përpjekja që të gjithë të akuzuarit të futen nën të njëjtën kualifikim juridik, gjë që ajo e konsideron të paqëndrueshme dhe që çon në zvarritje të procedurës.

“Ky kualifikim juridik është i gabuar. Është katastrofë t’i ngarkosh të gjithë të akuzuarit me të njëjtën vepër penale. Është veçanërisht jologjike që një ministër nga viti 2012 të mbajë përgjegjësi për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme në një rast që ka ndodhur 12 apo 13 vite më vonë. Nëse ai ka bërë shkelje atëherë, duhej të ndiqej në një rast të veçantë”, deklaroi ajo.
Ruskoska shprehu gjithashtu shqetësim për numrin e madh të dëshmitarëve të propozuar, duke theksuar se në sistemin gjyqësor shpesh favorizohet sasia mbi cilësinë e provave.

“Nuk ka kuptim që 10 apo 15 persona të tregojnë të njëjtën histori në sallën e gjyqit, nëse e kanë bërë këtë tashmë gjatë hetimeve. Kjo vetëm humb kohën e gjykatës dhe të të dëmtuarve”, u shpreh Ruskoska në emisionin “Studion e natës” në “4TV”.

Ajo rikujtoi se në rastin më të madh që ka trajtuar vetë, pavarësisht numrit të madh të të lënduarve dhe dëshmitarëve, në aktakuzë janë përfshirë vetëm ata më të domosdoshmit, me qëllim që procesi të jetë më i shpejtë dhe efikas.

Ish-prokurorja zbuloi se një nga prindërit e viktimave i kishte dërguar aktakuzën për mendim profesional. Sipas saj, me këtë mënyrë organizimi të rastit, drejtësia mbetet e largët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Трамп објави продолжување на примирјето меѓу Либан и Израел за три недели

Следно

Akuo, Eco Logic и Универзитетот „Гоце Делчев“ започнуваат пилот-проект за одржливост во образованието

Latest from Blog

Божиновска: Енергетската транзиција мора да значи инвестиции, модерна инфраструктура и сигурна иднина

Праведната енергетска транзиција мора да значи конкретни инвестиции, модерна инфраструктура и сигурна енергетска иднина, порача министерката за енергетика, рударство и минерални суровини Сања Божиновска. Таа информираше дека е одржан координативен состанок со

САД признаваат дека поседуваат оружје во вселената, Русија веднаш повикува на забрана

Рускиот заменик-министер за надворешни работи, Сергеј Рјабков, изјави дека Москва смета оти сè уште не е доцна за правно обврзувачки договор со кој би се забранило распоредувањето на офанзивно оружје во вселената.

Меџити по пресудата во Хаг: Борбата за вистината продолжува

Копретседателот на ВЛЕН и градоначалник на Општина Чаир, Изет Меџити, ја оцени како разочарувачка и длабоко неправедна денешната одлука на Хашкиот суд за поранешните лидери на ОВК. Меџити во својата реакција порача
Go toTop