Mrs. Harris Goes To Paris nga data 19 qershor, vetëm në SkyShowtime

/
3 mins read

SkyShowtime konfirmoi sot se Mrs. Harris Goes To Paris do të jetë gati për transmetim në platformë nga data 19 qershor.

Mrs. Harris Goes To Paris është historia magjepsëse e një pastrueseje britanike, në dukje e zakonshme, por ëndrra për të pasur një fustan Christian Dior e çon në një aventurë të jashtëzakonshme në Paris.

Në Londrën e pas Luftës së Dytë Botërore, Ada Heris (Lesli Menvill, kandidate për çmimin Academy Award®) e siguron jetesën duke pastruar shtëpi. Ajo ka bërë jetë vetmitare, që kur i shoqi u nis në luftë e nuk u kthye më. Megjithatë nuk është njeri që dëshpërohet nga fatkeqësitë apo që ankohet për problemet e saj. Por kur, pavarësisht pragmatizmit të saj tipik, Ada sheh rastësisht një fustan jashtëzakonisht të bukur Christian Dior të varur në dhomën e gjumit të një kliente të pasur, e përfshirë papritur një dëshirë e zjarrtë. Sikur të kishte një vepër të tillë të vërtetë arti kaq përrallore e kaq të bukur, ndoshta gjërat do të ndryshonin për të.

Shiko këtu reklamën e filmit:

Pasi merr përsipër më shumë punë dhe kursen sa më shumë të mundet, madje edhe duke provuar fatin në pistën e garave, më në fund Ada arrin të mbledhë paratë për një fustan Dior. Pasi ndahet nga miqtë e ngushtë, Vi (Elln Tomas) dhe Arçi (Xhejzon Ajzaks), niset për në Paris që të vizitojë kompaninë prestigjioze të Dior dhe që t’i kthejë ëndrrat e saj në realitet. Por kur arrin, Ada përballet me një sërë pengesash, ndër të cilat edhe me të tmerrshmen Madam Kolbert (Izabel Hyper, kandidate për çmimin Academy Award®) të kompanisë Dior, së cilës i ngrihen qimet përpjetë vetëm nga ideja që një shërbëtore e zakonshme mund të veshë rroba të modës së lartë.

Megjithatë, me gjithë pengesat që ndesh, Ada refuzon të largohet nga Parisi pa fustanin e saj. Vendosmëria e saj e palëkundur tërheq vëmendjen e Andresë (Lukas Bravo), llogaritarit idealist të Dior, modeles së këndshme Natasha (Alba Baptista) dhe aristokratit Markuis de Shasanj (Lambert Uillson), beqarit më të lakmuar të Parisit. Ada kupton shumë shpejt se duke ndryshuar jetën e saj, po ndryshon edhe jetët e atyre që e rrethojnë. Madje ajo mund të ndihmojë edhe në shpëtimin e vetë kompanisë Dior.

Me përshtatjen e romanit të vitit 1958, “Mrs. ‘Arris Goes to Paris” nga Pol Galiso, autori dhe regjisori Enthëni Fabian krijon një përrallë të suksesshme të ditëve moderne për ndjekjen e ëndrrave, fuqinë e miqësisë dhe rëndësinë e të qenit i vërtetë me veten.

SkyShowtime është në dispozicion për konsumatorin nga aplikacioni SkyShowtime në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com

Çmimi mujor i SkyShowtime është 5,99€

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: https://corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: www.twitter.com/SkyShowtime

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi i ri fantastik i transmetimit në Evropë. Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime ka mbledhur prodhimet më të mira të Hollivudit dhe argëtimin lokal në një vend të vetëm.

Nga filmat dhe serialet origjinale të markave ikonë si Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock deri në serialet origjinale nga SkyShowtime, kjo platformë është shtëpia e re e argëtimit më të mirë në Evropë.

Me daljen në gjithë tregjet e saj në fillim të këtij viti, SkyShowtime është i disponueshëm në: Shqipëri, Andorrë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi. Mundësohet nga ofrues të përzgjedhur televizionesh në disa tregje dhe në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në televizorët Android, Google Chromecast, LG, në televizorët inteligjentë Samsung dhe në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Претходно

Светските лидери со честитки до Ердоган: „Турскиот народ ја покажа вербата во својот лидер“

Следно

Сунак го пречека Зеленски со прегратка за поддршка: Британија ѝ вети на Украина стотици нови дронови со долг дострел

Latest from Blog