Zbulohet dosja me detaje të rënda për rastin e “Grupit të intelektualëve”

September 28, 2026
3 mins read

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë të dyshuarve për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën e PSRK-së, sipas së cilës, nëntë të dyshuarit janë: Dragan Gjuriq, Millosh Raskoviq, Miroslav Radojeviq, Radisav Raskoviq, Sasha Gjukiq, Svetislav Gjukiq, Vukoje Lepoviq, Rangel Raskoviq me nofkën “Lane” dhe Dalibor Gjuriq.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se janë të përfshirë në rastin e “Grupit të intelektualëve”, saktësisht në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin-Potok. Aty përshkruhet se si civilët u ndaluan, u plakçitën e maltretuan, më pas u ekzekutuan. E pastaj, tentuan t’ua digjinin kufomat me benzinë e i masakruan me mjete të forta, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në Dosje thuhet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 19 prill 1999, të dyshuarit Dragan Gjuriq, Milomir Radojeviq, Millosh Raskoviq, Miroslav Radojeviq, Radisav Raskoviq, Sasha Gjukiq, Svetislav Gjukiq, Vladan Tomaseviq, Vukoje Lepoviq, Rangel Raskoviq me nofkën “Lane”, Jovica Utviq dhe Dalibor Gjuriq, së bashku me persona të tjerë të njohur për Prokurorinë si pjesëtarë të Mbrojtjes territoriale ushtarake, janë mobilizuar me armë të llojeve të ndryshme, të cilët kanë qenë të angazhuar për fshatrat e Zubin-Potokut, në vendin e quajtur Melaja në fshatin Kalludër e Vogël, dhe kanë ndaluar grupin e civilëve shqiptarë prej 23 personave dhe sapo i ndalojnë, fillimisht i plaçkisin, i maltretojnë e në fund i ekzekutojnë.

23 civilët që u vranë aty janë: Adem Ademi, Demir Ahmeti, Idriz Rreci, Adem Beqiri, Hasan Dervari, Sahit Barani, Fatmir Fazliu, Ali Haliti, Bekim, Naser, Sali, Samir, Selim, Shaqir, Tahir, Gjemajl, Gjevdet dhe Zymer Meziu, Faton, Mahit, Nazmi, Shaip dhe Shkelzen Ujkani.

Në kërkesë theksohet se 20 prej tyre ende konsiderohen të zhdukur, ndërkaq tre nga viktimat tashmë janë identifikuar në bazë të analizës së ADN-së.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, të dyshuarit në bashkëkryerje me të dyshuar tjerë të identifikuar, i kanë varrorur viktimat në fundin e një livadhi tek vendi i quajtur Melaja, në Kalludër të Vogël, afër lumit dhe me qëllim që t’i fshehin gjurmët e krimit.

Ndërsa, thuhet se të nesërmen (më 20 prill 1999), të njëjtit kanë shkuar prapë në të njëjtin vend rreth orës 10:00 ku fillimisht 13 viktimat të cilët i kanë vrarë, marrin kufomat dhe fillojnë t’i djegin me benzinë, mirëpo benzina u hargjohet, e pastaj me mjete të forta- sëpata, çekiç, tërnakop, i masakrojnë kufomat dhe i varrosin afër lumit rreth 200 metra nga vendi i vrasjes.

Ndërkaq, më tej thuhet se më 18 prill 1999, i vranë edhe Sahit dhe Sadete Fekën, Deli Isufin dhe Rabije Isufin, me armë zjarri.

Aty thuhet se pasi i vranë, të pandehurit në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë të identifikuar, viktimat i varrosën në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut, ndërsa dëshmitarin- të dëmtuarin Muharrem Feka e ndanë nga grupi, ku fillimisht e sulmuan fizikisht e pastaj e urdhëruan t’i vendosë duart prapa kokës dhe të vazhdojë në drejtim të malit, ku të pandehurit kanë shtënë me armë në drejtim të tij, dhe i shkaktuan plagë në kokë dhe kraharor. Në atë moment, thuhet se viktima u rrëzua dhe humbi vetëdijen, por dëgjoi krismat e armëve, e kur iu kthye vetëdija e vëren se bashkudhëtarët- respektivisht familjarët dhe policia nuk ishin në vendin e ngjarjes.

Në Dosje thuhet se Feka në atë gjendje të rëndë vazhdoi duke u futur në male dhe vazhdoi rrugën deri në fshatin Germovë, mori ndihmën e parë nga një fqinje e tij, e cila me profesion ishte teknike medicinale.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Мурињо требало да биде тренер на Барселона во периодот пред Гвардиола да пристигне на „Камп Ноу“

Следно

Божиновска: Со понискиот ДДВ го намалуваме ударот од цените на горивата

Latest from Blog

Мерц, АНГЕЛА РЕЧЕ „НЕ“ (ВИДЕО)

Поранешната германска канцеларка Ангела Меркел смета дека Христијанско-демократската унија (CDU) не треба да соработува со крајно десничарската Алтернатива за Германија (AfD). „Би ми било тешко да се влезе во коалиција со нив,

ВИДЕО – Проданоски: Инвестираме во патната врска меѓу Прилеп и Долнени

Се рехабилитира локалниот пат што поминува низ Мажучиште и ги поврзува општините Прилеп и Долнени, во должина од околу два километра, информира градоначалникот на Прилеп, Дејан Проданоски. Според него, делницата има значајна

Петмина загинати во поплави во Турција – издадено предупредување за 45 провинции

Турската генерална дирекција за метеорологија издаде жолто и портокалово предупредување за 45 провинции, вклучително и за Истанбул, поради најавените обилни врнежи и силен ветер, објавија турските медими. Поради опасноста од ненадејни поплави,

Меџити: Продолжуваме со реализацијата на мастер-планот за урбан развој на Чаир

Градоначалникот на Општина Чаир, Изет Меџити, заедно со урбанистот и архитект од Турција, Бајрам Вардар, изврши теренски увид во реализацијата на проектите опфатени со мастер-планот за урбан развој на општината. При посетата
Go toTop