Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestën e dytë: “Nëse menduat se u ndalëm, gabuat”

May 12, 2026
1 min read

“Nëse menduat se e ndalëm, gabuat! Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!” Kjo është porosia që studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike në Maqedoninë e Veriut po e shpërndajnë tashmë nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke paralajmëruar mobilizim të ri dhe protestën e dytë në Shkup për kërkesën që provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Pas protestës së parë, studentët thonë se institucionet kanë dhënë vetëm premtime politike, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Zëvendëskryeministri Bekim Sali, kryetari i Komunës së Çairit dhe ai i Tetovës, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasamk, si dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it kishin deklaruar publikisht se çështja e provimit në gjuhën shqipe do të zgjidhej. Në ndërkohë, reagoi edhe Avokati i Popullit, i cili dërgoi shkresë zyrtare në Qeveri, ndërsa u paralajmërua edhe formimi i një grupi pune për tejkalimin e problemit. Megjithatë, gjithçka ka mbetur vetëm në nivel deklarativ.

“Premtime pati shumë, por rezultat nuk ka. Asnjë vendim, asnjë ndryshim konkret dhe asnjë afat i qartë”, thonë organizatorët e protestës.

Sinjalet e para për organizimin e protestës së dytë tashmë kanë nisur. Pasditen e së dielës, studentët shqiptarë të degës Juridik nga universitetet shqiptare në vend, të cilët protestuan edhe herën e kaluar në Shkup, filluan mobilizimin nga Kumanova, duke paralajmëruar zgjerim të aktiviteteve dhe koordinim më të madh në ditët në vijim.

Mbishkrimet dhe mesazhet protestuese janë shfaqur në disa qytete të vendit, ndërsa studentët insistojnë se kërkesa e tyre nuk është politike, por elementare – e drejta për ta dhënë provimin profesional në gjuhën amtare.

Kjo çështje, e cila fillimisht u trajtua si problem administrativ, tashmë po shndërrohet në një revoltë më të gjerë studentore, ku në qendër të kritikave janë institucionet që, sipas tyre, vazhdojnë të zvarrisin zgjidhjen e një problemi që prek drejtpërdrejt mijëra studentë dhe të diplomuar shqiptarë, ndërkohë që është një e drejtë themelore e garantuar me ligj.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

ПАДНА ПРВАТА ОСТАВКА – ШЕСТ ЧЛЕНОВИ НА ВЛАДАТА се свртеа против Стармер

Следно

Тоневски: Почна обновата на улицата „Ленинов плоштад“ во Пробиштип

Latest from Blog

“Muchachos“: Аргентина ја брани титулата од Катар 2022! Епско финале и радоста на Меси, тагата на Мбапе!(ВИДЕО)

ФОТО:.facebook.com/AFASeleccionEN/ Аргентина на ова СП влегува како актуелен светски првак, но и како еден од фаворитите за трофејот. Јасно е дека ова за Лео Меси, веројатно најдобриот фудбалер на сите времиња ќе

ЈКП Комуналец Прилеп: Обновено осветлувањето на стадионот со вештачка трева во Типската населба

ЈКП „Комуналец“ – Прилеп ги информира спортистите и граѓаните кои практикуваат рекреативен спорт дека се заменети и повторно се ставени во функција сите рефлектори на стадионот со вештачка трева во Типската населба.

(ВИДЕО) ЈКП „Комуналец“ – Прилеп ги обнови рефлекторите на стадионот со вештачка трева, овозможени и вечерни тренинзи

Јавното комунално претпријатие „Комуналец“ од Прилеп информираше дека успешно е завршена замената на сите рефлектори на стадионот со вештачка трева во населбата Типска, со што спортскиот објект повторно е целосно осветлен и

Инфантино околу спорниот судија од Сомалија: Ние не сме семоќни

Претседателот на ФИФА, Џани Инфантино конечно го прекина молкот и го даде своето мислење околу интернационалниот судија од Сомалија, Омар Абдулкадир Артан кој што е делегиран да дели правда на претстојниот Мундијал
Go toTop