Sali: S’na trembin zgjedhjet – propaganda për gjuhën shqipe është bosh

May 7, 2026
1 min read

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’podium!

I pyetur për paralajmërimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Sali, ka nënvizuar se nuk na trembin zgjedhjet.

“Nuk na frikëson aspak fakti se mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka nevojë për shkak të qytetarëve, por ne jemi të gatshëm”, ka nënvizuar Sali.

Sa i përket temave si gjuha shqipe dhe çka bëri VLEN në këtë periudhë, Sali, pyetjes iu është përgjigjur me një pyetje tjetër retorike.

“Do ta jap përgjigjen me një pyetje të shkurtër: Çka ndryshoi në ligjet ekzistuese që sot nuk bënë e dje ishte më mirë?”, ka theksuar Sali.

Bekim Sali, ka vazhduar argumentin duke theksuar se gjuha shqipe është avancuar aq sa është mundur, por nuk është stagnuar ashtu si opozita po dëshiron që ta paraqes.

“Ku ka mundur është avancuar aq sa ka mundur. Por nuk ka asnjë ndryshim për stagnim apo për degradim të gjuhës shqipe. Kështu që, e gjithë kjo është propagandë që po zhvillohet për fat të keq. Unë e shoh se opozita nuk ka ndonjë temë të mirëfilltë, me të cilën do të duhet të merret! Ndoshta, riogranizim të mirëfilltë të brendshëm që nuk arritën që ta bëjnë brenda vetes dhe mungesa e një agjende tjetër! Temat e ndjeshme si gjuha shqipe, ku argumentet janë të këtilla, asgjë nuk ka ndryshuar për të keq që sot të jetë më keq sesa dje”, ka deklaruar Sali

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VERO marketi

Претходно

Димитриеска-Кочоска од Словачка: Дигиталните алатки се клучни за модерни финансии и помала сива економија

Следно

Тоневски: Се реконструира дел од ул. „3-ти Април“ во Пробиштип

Latest from Blog

Низ САД се шири лесно достапна дрога- „хероинот од бензинска пумпа“ е посилна од фентанил

Америка се соочува со нова закана – супстанцијата 7-OH, која Администрацијата за храна и лекови (FDA) веќе ја прогласи за „следен бран на епидемијата на опиоиди“. Оваа хемикалија доаѓа од растението кратом,

АС: Реал ќе ги продава Чуамени и Камавинга

фото: Um Madridista @UmMadridistaa (X) Реал е подготвен да продаде еден од своите играчи од средниот ред за да ги покрие трошоците за трансфери.  Како што објави „Ас“, мадридскиот клуб размислува за

СТИГНА ОДГОВОР: Дали Германија ќе распореди сили во Ормуз?

Денес, германскиот министер за одбрана Борис Писториус ги намали надежите за евентуално брзо распоредување на германските сили како дел од евентуална воена операција за отворање на Ормутскиот теснец, објави денес „Тагешау“. Клучна
Go toTop