“Nuk ishin fytyra të njohura”, Zogiani zbulon detajin që e dallon protestën nga ato të VV-së

October 6, 2026
1 min read

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar ashpër për protestën e zhvilluar në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një protestë të parapërgatitur për dhunë.

Zogiani ka vënë në pikëpyetje edhe krahasimet me protestat e dikurshme të Lëvizjes Vetëvendosje, duke argumentuar se rrethanat, kauza dhe mënyra e organizimit janë krejtësisht të ndryshme, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë në Facebook:

Dy gjëra rreth protestës

1. Kjo protestë ka qenë e paracaktuar për dhunë dhe këtë e treguan disa raste dhune që shpërthenin herë pas here brenda protestuesve, sepse, siç e thanë edhe vetë, “urdhnin” e kanë me e çu deri në fund…

2. Paralelja e kësaj proteste me ato të dikurshme të VV-së nuk qëndron, jo vetëm për shkak se kjo nuk ka kauzë, sepse asnjë parti parlamentare nuk është kundër ndryshimit të Ligjit për Gjykatën, por para së gjithash sepse në krye të protestave të VV-së gjithmonë ka qenë udhëheqësi i saj, Albin Kurti, kurse ata që janë konfrontuar me policinë kanë qenë aktivistë të njohur për secilin; nuk kanë qenë fytyra të panjohura që marrin “urdhnin” me e çu deri në fund.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

“Nuk ishin fytyra të njohura”, Zogiani zbulon detajin që e dallon protestën nga ato të VV-së

Следно

Овации и бис за македонскиот тенор Ѓорѓи Цуцковски на фестивалот „Due Siciliae“

Latest from Blog

ЈУЖНА КОРЕЈА МЕЃУ КИЕВ И МОСКВА: Трговија со гориво зад грбот на санкциите

Гориво од Јужна Кореја стигнува до Русија – делумно преку танкери под санкции – во време кога Москва се соочува со недостиг на залихи поради војната во Украина. Анализата на пристанишните евиденции

Овации и бис за македонскиот тенор Ѓорѓи Цуцковски на фестивалот „Due Siciliae“

Со арии од „Тоска“, „Вертер“ и „Турандот“, Ѓорѓи Цуцковски се претстави на две концертни вечери на меѓународниот фестивал „Due Siciliae“. Македонскиот тенор, според неговото сведоштво, на двата настапа беше награден со бурни

Милошоски: Жалосно е што СДСМ ја промовира тезата на бугарската влада

Потпретседателот на Собранието и член на Извршниот комитет на ВМРО-ДПМНЕ, Антонио Милошоски, во дебатната емисија „Топ тема“ на телевизија Телма оцени дека Македонија е блокирана од Бугарија во процесот на евроинтеграциите. Милошоски
Go toTop