Ngjarja e Kumanovës, 11 vjet më vonë mbetet ende pa zbardhje të plotë

May 10, 2026
2 mins read

Ngjarja e Kumanovës, e ndodhur më 9 dhe 10 maj 2015, vazhdon të mbetet një nga rastet më të ndjeshme dhe më të diskutueshme në aspektin politik dhe juridik në rajon, me bilanc tragjik, pasoja të rënda dhe ende pa zbardhje të plotë të rrethanave.

11-vjetori i ngjarjes së Kumanovës kaloi në heshtje institucionale, ndonëse edhe më tej mbetet dilemë e madhe politike dhe juridike. Filloi më 9 maj dhe përfundoi më 10 maj të vitit 2015, në kohën kur Maqedonia e Veriut ishte në tensione të mëdha politike, kur opozita publikonte të ashtuquajturat “bomba”, përgjime që tronditën skenën politike dhe ngritën akuza për korrupsion dhe retorikë antishqiptare nga zyrtarë të lartë të qeverisë së atëhershme.

Bilanci tragjik ishte 22 të vrarë, 14 shqiptarë të grupit të armatosur dhe 8 policë. 37 policë maqedonas mbetën të plagosur, ndërkohë që operacioni u përmbyll me arrestimin e 30 shqiptarëve, të cilët më pas u akuzuan për terrorizëm dhe Gjykata i dënoi me 746 vjet burg.

“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk bëri kur ishte në Qeveri asgjë për ta zgjidhur problemin, kurse sot kjo parti që është në Qeveri apo këto parti VLEN-i edhe këto nuk kanë bërë asgjë dhe nuk janë duke bërë asgjë. Dhe kjo është e dhimbshme, kjo është turpshme për ne si popull dhe për ne si komb. Këto menjëherë duhet me Mickovskin të merren vesh për t’i dërguar në Kosovë që dënimin të vazhdojnë ta vuajnë në Kosovë.”

Ngjarja e Kumanovës vazhdon të mbetet një prej rasteve më të diskutuara politikisht dhe juridikisht. Dhjetëra shqiptarë të arrestuar, kryesisht nga Kosova, vazhdojnë të insistojnë në pafajësinë e tyre, ndërsa familjarët dhe opinioni publik prej vitesh kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

“Askush nuk ka kurrfarë pasqyre të saktë dhe objektive se çka ndodhi në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, kush janë fajtorët dhe përmasat, thellësia e fajit. Nuk është konstatuar saktë dhe drejtë, BDI ka thënë se do t’i japim karakter ndërkombëtar – nuk i dhanë. Sa i përket dëmtimit të lagjeve, shtëpive përrreth luftimeve që u zhvilluan ato dy ditë, nuk janë bërë kurrfarë kompensimi.”

Nga viti 2017 janë 16 shtetas të Kosovës të dënuar me burgim të përjetshëm e me 40 apo 20 vjet që vuajnë dënimet nëpër burgjet e Maqedonisë së Veriut. Kosova ka bërë përpjekje zyrtare për transferimin e të dënuarve të rastit të Kumanovës që ata të vuajnë dënimin në burgjet e Kosovës, por një përgjigje zyrtare nga pala maqedonase deri më tani nuk ka pasur. Për të realizuar transferimin, duhet që të dyja shtetet të pajtohen dhe Kosova duhet të njohë zyrtarisht aktgjykimet e gjykatave maqedonase. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

ИДФ: Либански проектил падна на израелска територија

Следно

Титула заверена на „Ел Класико“: Барса со победа над Реал до 29. шампионски наслов (ВИДЕО)

Latest from Blog

Божиновска: Македонија активно ги следи глобалните процеси за енергетска транзиција

Министерката за енергетика, рударство и минерални суровини, Сања Божиновска, ќе биде дел од државната делегација на Република Северна Македонија, предводена од претседателката Гордана Сиљановска-Давкова, која од 10 до 13 ноември 2026 година

Николоски: Го зајакнуваме стратешкото партнерство со Обединетото Кралство

Заменик  претседателот на Владата, Александар Николоски денеска оствари работна средба со новоименуваната амбасадорка на Обединетото Кралство, Маја Сивањанам. Во фокусот на средбата беше стратешкото партнерство меѓу Македонија и Обединетото Кралство, унапредување на

По примерот на ЕУ и Велика Британија, дали Македонија ќе отвори пат за стратешки рударски проекти?

Велика Британија треба да го следи примерот на Европската Унија и да воведе модел за означување и поддршка на стратешки рударски проекти, оценува парламентарната Комисија за бизнис, иновации, наука и трговија. Во

ВЛЕН: Владината коалиција е стабилна, продолжуваме со исполнување на ветувањата

Централното претседателство на ВЛЕН одржа редовна седница на која беа разгледани актуелните политички случувања и беа потврдени приоритетите на коалицијата за претстојниот период. Од ВЛЕН порачуваат дека остануваат посветени на реализацијата на

Славески: Електронското и мобилното банкарство на „АЛТА банка“ повторно се достапни

Клиентите на „АЛТА банка“ АД Битола од денеска повторно можат да ги користат електронското и мобилното банкарство за плаќање сметки и други обврски, како и за располагање со своите средства, соопшти гувернерот
Go toTop