Maqedonci në Tiranë: Adem Shehu, një figurë e rëndësishme e përpjekjes për lirinë e Kosovës

October 8, 2026
3 mins read

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mbajtur një fjalim në Tiranë me rastin e shfaqjes së dokumentarit “Në Shërbim të Betimit”, kushtuar komandantit Adem Shehu dhe kontributit të tij në luftën për lirinë e Kosovës.

Maqedonci ka thënë se për të ishte një nder i veçantë të merrte pjesë në shfaqjen e dokumentarit, duke e cilësuar atë si një rrëfim jo vetëm për një ushtarak dhe komandant, por edhe për një periudhë të rëndësishme të angazhimit për çlirimin e Kosovës.

Sipas tij, angazhimi i Adem Shehut për Kosovën kishte nisur para përfshirjes së tij në përgatitjen e vullnetarëve të UÇK-së. Maqedonci ka përmendur takimet e Shehut me heroin Agron Rrahmani dhe veprimtarin e çështjes kombëtare e eprorin e UÇK-së, Fatmir Humolli, gjatë vitit 1997.

Postim i plotë:

Fjalimi im me rastin e shfaqjes në Tiranë të dokumentarit “Në Shërbim të Betimit”, kushtuar komandantit Adem Shehi, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.

Të nderuar të pranishëm,

Të nderuar autorë dhe realizues të dokumentarit,

Të dashur bashkëluftëtarë dhe miq,

Është nder i veçantë të jem sot në Tiranë, në shfaqjen e dokumentarit “Në Shërbim të Betimit”, kushtuar komandantit Adem Shehu. Ky dokumentar sjell para nesh jo vetëm rrëfimin e një ushtaraku dhe komandanti, por edhe historinë e një vendimi të guximshëm dhe të një përkushtimi të jashtëzakonshëm ndaj lirisë së Kosovës.

Angazhimi i Adem Shehut për çlirimin e Kosovës kishte nisur para se ai të përfshihej në përgatitjen e vullnetarëve të UÇK-së. Në vitin 1997, ai u njoh me heroin Agron Rrahmani dhe me veprimtarin e çështjes kombëtare e eprorin e UÇK-së, Fatmir Humolli. Këto takime i paraprinë një periudhe angazhimi intensiv për përgatitjen e vullnetarëve që vinin nga Kosova dhe nga vise të ndryshme shqiptare.

Ky angazhim ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kombëtare. Në luftën për lirinë e Kosovës u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trevat, ndërsa shumë vullnetarë gjetën në Shqipëri hapësirë për mbështetje dhe përgatitje. Ky bashkim dëshmoi se çështja e Kosovës ishte çështje e mbarë kombit shqiptar dhe se liria e saj përbënte një synim të përbashkët.

Në mesin e marsit të vitit 1998, këtu në Tiranë, mora nga Adem Shehu mësimet e para ushtarake. Për mua, ky është një kujtim i veçantë dhe pikënisja e rrugës sime ushtarake.

Gjatë luftës, në periudhën kur unë komandoja Batalionin e Parë të Brigadës 153 “Hyzri Talla”, Adem Shehu ishte komandant i kësaj brigade. Në atë periudhë pata mundësinë ta njihja nga afër si komandant dhe të shihja disiplinën, përkushtimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë me të cilat e kreu detyrën.

Si Ministër i Mbrojtjes dhe si bashkëluftëtar i tij, e vlerësoj lart kontributin e Adem Shehut në UÇK dhe në luftën për lirinë e Kosovës. Nderimi i tij nga Presidentja e Republikës së Kosovës me “Urdhrin e Lirisë”, këtë qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, është vlerësim i merituar për shërbimin dhe sakrificën e tij.

Falënderoj të gjithë ata që punuan për realizimin e këtij dokumentari. Dokumentimi i historisë sonë është përgjegjësi ndaj atyre që luftuan dhe ndaj brezave që vijnë. Përmes këtij filmi, kujtojmë rrugëtimin e Adem Shehut dhe vlerat që e udhëhoqën: besnikërinë ndaj betimit, guximin dhe sakrificën për liri. Kujtojmë gjithashtu përpjekjen e përbashkët të shqiptarëve nga të gjitha trevat, të cilët u bashkuan rreth këtij qëllimi.

Komandant, ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë.

Faleminderit

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Трамп: Нема да го нападнеме Иран пред американските избори

Следно

Петгодишно дете загина, откако врз него падна огромен екран во училиште на Флорида

Latest from Blog

Петгодишно дете загина, откако врз него падна огромен екран во училиште на Флорида

Несреќата се случи во училиштето „Ривиера“ во Палм Беј. И покрај брзата интервенција на училишниот персонал и службите за итни случаи, момчето им подлегна на повредите во болницата подоцна истиот ден, пишува

Меџити: Чаир слави балкански шампион, ШКУПИ освои три медали во Хрватска

Од Хрватска пристигнуваат убави вести за Чаир. Борачите на клубот ШКУПИ постигнаа одличен успех на Балканското првенство во Копривница, освојувајќи три медали. Харун Мемеди стана балкански шампион во категоријата до 38 килограми,
Go toTop