Kuvendi miratoi vendimin e Qeverisë për dërgimin e 32 ushtarëve në mision paqeruajtës ALTHEA në BeH

April 22, 2026
1 min read

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot e ka miratuar vendimin e qeverisë për dërgimin e 32 ushtarëve në misionin paqëruajtës EUFOR-ALTHEA në Bosnjë e Herzegovinë (BeH) për një periudhë gjashtë mujore.

Nga 102 deputetë prezent në seancë, 78 morën pjesë në votim. Që të gjithë votuan në favor të dërgimit të ushtarëve të vendit në këtë mision paqëruajtës të BE-së nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti.

“Shpenzimet financiare për transport, rrogat, kompensimet e rrogave dhe shpenzimet logjistike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar, i siguron Ministria e Mbrojtjes,” sqarohet në vendimin e sapo votuar në kuvend.

Misioni EUFOR-ALTHEA nisi në vitin 2004 kur mori përsipër misionin e NATO-s, dhe misioni i tij rinovohet çdo vit me dritën jeshile nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VERO marketi

Претходно

Ердоган до Руте: Турција работи на обновување на преговорите меѓу Русија и Украина

Следно

Zëvendëskryeministri Sali takoi Mariçiqin dhe Demirin- në fokus ndryshimet në Kodin zgjedhor

Latest from Blog

Комуналец – Прилеп: Во тек е санација и бојадисување на клупите во Паркот на револуцијата – Могила

ЈКП „Комуналец“ – Прилеп ги информира граѓаните дека во Паркот на револуцијата – Могила се спроведуваат активности за санација и уредување на урбаната опрема. Како дел од редовното одржување на паркот, извршена

Божиновска: Новиот Закон за енергетика ја зајакнува сигурноста и ја забрзува транзицијата

Министерката за енергетика, рударство и минерални суровини, Сања Божиновска, денеска учествуваше на „IFC Day in North Macedonia“, настан организиран од Меѓународната финансиска корпорација (IFC), членка на Групацијата на Светска банка, посветен на
Go toTop