“Kosova shmang zgjedhjet e parakohshme”, Dosti me mesazh pas zgjedhjes së Presidentes

October 6, 2026
1 min read

Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, përfshirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes dhe miratimin e ligjit të ri për Dhomat e Specializuara.

Dosti ka vlerësuar se me këto zhvillime vendi ka shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe thellimin e krizës politike, ndërsa ka shprehur shpresën që institucionet e Kosovës të rikthehen në funksionim normal, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Kosova shmang zgjedhjet e parakohshme e të detyruara.
Shmang thellimin e krizës politike në vend.
Zgjedh Presidenten e re… znj. Justina Shiroka-Pula.
Kuvendi voton edhe ligjin e ri për Specialen.
Shuhen protestat dhe vendi duket se, që nga nesër, do t’i drejtohet normalitetit.

Pas Jahjagës e Osmanit… Pula është presidentja e tretë grua e Kosovës.

Ish-deputetja e PDK-së, ish-ministrja e Energjetikës, pedagogia e Universitetit të Prishtinës, akademikja dhe aktualisht kryetarja e Akademisë së Shkencave të Kosovës… 73-vjeçarja J. Sh. Pula u propozua si kandidate për Presidente të Kosovës nga LVV-ja dhe Albin Kurti.

Në votim ajo mori 81 vota… më shumë se çdo kandidaturë presidenciale e deritanishme e këtyre viteve të fundit për këtë post.

Urime, Kosovë, e dhëntë Zoti ta kesh lënë pas krizën e frikshme politike që desh të nxori komplet nga shinat…

Nga nesër e mbrapa uroj e besoj fort që të gjitha institucionet e tua të funksionojnë normalisht e siç i ka hije një shteti serioz… konform Kushtetutës e ligjeve në fuqi.

Për të mirën tënde, Kosovë, e për të mirën e popullit tënd.

A. R. D.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Алиоски: Имаме квалитет, само треба да веруваме во себе!

Следно

Функционер во ОН предупредувал на глад во Газа, па останал без работа

Latest from Blog

Функционер во ОН предупредувал на глад во Газа, па останал без работа

Бенџамин Дејвис рече дека раководството на Организацијата за храна и земјоделство (ФАО) не сакало да му го продолжи договорот на позицијата директор на одделот за рурална трансформација и родова еднаквост, пишува „Гардијан“.
Go toTop