Kompania e Shkenda Dubovës shpallet më e mira në shëndet dhe mirëqenie në Madrid

November 29, 2026
1 min read

Kompania KendaGlobal është vlerësuar me çmim ndërkombëtar në ceremoninë Best Company Awards 2026, e cila u mbajt më 28 nëntor në hotelin historik Mandarin Oriental Ritz në Madrid të Spanjës.

KendaGlobal, kompani e themeluar në Kosovë nga sipërmarrësja Shkenda Dubova, fitoi çmimin për kompaninë më të mirë në sektorin e shëndetit dhe mirëqenies. Sipas kompanisë, ajo mori edhe çmimin e përgjithshëm për kompaninë më të mirë të vitit 2026. Çmimin në Madrid e pranoi vetë themeluesja Dubova.

Sipas të dhënave të kompanisë, KendaGlobal ishte ndër 30 kompanitë e përzgjedhura nga rreth 1.900 sish që kishin aplikuar për këtë edicion.

Në ceremoni morën pjesë kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Spanja, Franca, Meksika, Argjentina dhe vende të tjera. Çmimet u ndanë sipas industrive, duke nderuar kompanitë më të dalluara në secilin sektor.

Best Company Awards është program ndërkombëtar që identifikon dhe nderon kompanitë që dallohen për performancën, inovacionin, ekselencën në biznes dhe ndikimin në industrinë ku operojnë.

Vlerësimi erdhi pikërisht më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit, çka i jep suksesit të një kompanie nga Kosova në skenën ndërkombëtare edhe një peshë simbolike.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Боб Вудворд: Трамп е поопасен од Никсон и закана за целиот свет

Следно

Белингам место пенал доби црвен картон поради „глума“ (Видео)

Latest from Blog

Боб Вудворд: Трамп е поопасен од Никсон и закана за целиот свет

Стравот е централна тема на новите мемоари на американскиот новинар Боб Вудворд, познат по неговата истрага за аферата Вотергејт, но и по неговите книги за американските претседатели. Во книгата „Тајни: Мемоари на

Обвинителството бара 25 години затвор за поттикнувач на 14 самоубиства во Канада- продавал отров преку интернет

Нему ќе му биде изречена пресуда на 26 февруари, објави денес „Ле Фигаро“. Ло, кој од почетокот на пандемијата на коронавирусот водел неколку анонимни онлајн форуми со совети за самоубиство, продавал натриум
Go toTop