Forumi i biznesit Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup, kërkohet rritje e shkëmbimit tregtar në 1 miliard euro mes dy vendeve

May 12, 2026
2 mins read

Në forumin ekonomik “Përtej Kufijve” që u mbajt në Shkup, biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kërkuan thellim të bashkëpunimit ekonomik rajonal, me synim rritjen e shkëmbimit tregtar nga 207 milionë në 1 miliard euro. Ambasadori i Shqipërisë në vend Denion Meidani theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet ta kthejnë afërsinë gjeografike në partneritet ekonomik, duke kaluar nga dialogu në projekte dhe investime reale. Sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe turizmi nuk mund të ecin pa infrastrukturë moderne.

“Korridori VIII është një projekt strategjik. Është linja që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Është rruga që bashkon tregjet, shkurton distancat, rrit sigurinë dhe i vendos vendet tona në zemër të një arkitekture të re ekonomike evropiane. Në politikë shpesh flitet për miqësi. Në ekonomi, miqësia provohet me projekte. Dhe Korridori VIII është një nga ato projekte që mund ta kthejë fqinjësinë në partneritet, dhe partneritetin në fuqi zhvillimi. Dhe pikërisht kjo është sfida e rajonit tonë sot: të ndërtojmë më shumë ndërvarësi ekonomike, më shumë lidhje infrastrukturore dhe më shumë bashkëpunim real mes vendeve tona”, tha Denion Meidani – ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është pozitiv, por ende larg potencialit real të dy vendeve.

“Këtu shkruan se vitin e kaluar shkëmbimi tregtar ka arritur në 118 milionë euro ose një rritje prej 40 milionë euro krahasuar me vitin 2020. Nëse e shikoni si statistikë, kjo është mirë. Në tremujorin e parë të këtij viti shkëmbimi është 38 milionë euro dhe edhe kjo, nëse e shikoni si statistikë, është mirë, por duke pasur parasysh lidhjen mes dy shteteve, ne jo vetëm që jemi shtete fqinje, por një pjesë e rëndësishme e popullsisë në Maqedoni është e nacionalitetit shqiptar dhe kjo duhet t’i lidhë edhe më shumë dy shtetet. Prandaj këto shifra sigurisht që janë të pakënaqshme dhe duhet të jenë shumë, shumë më të larta”, theksoi Aleksandar Nikolloski, zëvendëskrymeinistër.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski boshllëqet institucionale dhe ekonomike po shfrytëzohen më mirë nga ekonomia informale dhe krimi sesa nga biznesi formal.

“Çfarë të them për këtë e tha zëvendëskryeministri, vetëm se ai e tha në euro, ndërsa unë po e them në dollarë: 207 milionë dollarë kanë qarkulluar vitin e kaluar. Unë do të thosha se kontrabanda, krimi, janë para nesh në këtë punë. Ata shumë më mirë dhe më me efikasitet i shfrytëzojnë të gjitha lëshimet që i bëjnë edhe shteti edhe biznesi dhe shumë më lehtë krijojnë lidhje në Ballkan, gjë që duhet të na rendisë në anën që praktikisht është humbëse në të gjithë procesin. Hajde të bashkohemi, t’i mbyllim boshllëqet, ta legalizojmë qarkullimin dhe ta bëjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë një shtet dhe një entitet që do ta rrisë qarkullimin nga 207 milionë në një miliardë euro. Kjo është ajo që duhet ta arrijmë”, theksoi Branko Azeski – kryetar i Odës Ekonomike.Në fokus të diskutimeve ishin forcimi i lidhshmërisë infrastrukturore, hapja e korridoreve për vendet pa dalje në det, lehtësimi i barrierave doganore dhe pozicionimi i Porti i Durrësit si alternativë strategjike ndaj Porti i Selanikut.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Трамп: Куба бара помош

Следно

Прилеп: Третман против комарци на градски и селски подрачја

Latest from Blog

“Muchachos“: Аргентина ја брани титулата од Катар 2022! Епско финале и радоста на Меси, тагата на Мбапе!(ВИДЕО)

ФОТО:.facebook.com/AFASeleccionEN/ Аргентина на ова СП влегува како актуелен светски првак, но и како еден од фаворитите за трофејот. Јасно е дека ова за Лео Меси, веројатно најдобриот фудбалер на сите времиња ќе

ЈКП Комуналец Прилеп: Обновено осветлувањето на стадионот со вештачка трева во Типската населба

ЈКП „Комуналец“ – Прилеп ги информира спортистите и граѓаните кои практикуваат рекреативен спорт дека се заменети и повторно се ставени во функција сите рефлектори на стадионот со вештачка трева во Типската населба.

(ВИДЕО) ЈКП „Комуналец“ – Прилеп ги обнови рефлекторите на стадионот со вештачка трева, овозможени и вечерни тренинзи

Јавното комунално претпријатие „Комуналец“ од Прилеп информираше дека успешно е завршена замената на сите рефлектори на стадионот со вештачка трева во населбата Типска, со што спортскиот објект повторно е целосно осветлен и

Инфантино околу спорниот судија од Сомалија: Ние не сме семоќни

Претседателот на ФИФА, Џани Инфантино конечно го прекина молкот и го даде своето мислење околу интернационалниот судија од Сомалија, Омар Абдулкадир Артан кој што е делегиран да дели правда на претстојниот Мундијал
Go toTop