Filkov: Ligji për Këshillin Gjyqësor tashmë po jep rezultate konkrete

April 20, 2026
1 min read

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në fjalimin e sotëm para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, konfirmoi angazhimin e vendosur të Qeverisë për reformat gjyqësore.
“Fokusi ynë në këtë periudhë është në masat me afat deri në qershor 2026. Po punojmë intensivisht, me dinamikë të qartë dhe rezultate të matshme”, theksoi Filkov.

Ai informoi se Ministria e Drejtësisë po punon në mënyrë aktive për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, me grupin e punës të ngritur që tashmë ka mbajtur disa takime dhe ka miratuar një pjesë të konsiderueshme të zgjidhjeve të propozuara.

“Procesi është aktiv, transparent dhe i orientuar drejt konsensusit. Konsultimet me institucionet dhe sektorin e shoqërisë civile janë të vazhdueshme dhe do të vazhdojnë me intensitet të shtuar“, theksoi Ministri.

Duke iu referuar reformave në gjyqësor, Filkov theksoi se Ligji për Këshillin Gjyqësor tashmë po jep rezultate konkrete.

“Ne kemi futur kritere të qarta, standarde të matshme dhe llogaridhënie aty ku më parë mungonin. Kjo është provë se reformat nuk mbeten vetëm në letër”, tha ai.

Ministri theksoi se ligjet kryesore për prokurorinë publike, të cilat morën mendim pozitiv nga Komisioni i Venedikut, po përballen me sfida në procedurën parlamentare.

“Për fat të keq, gjatë procedurës parlamentare, opozita vendosi të bllokojë miratimin e këtij ligji kyç reformues për Pokurorinë Publike. Edhe pse ne pranuam shumicën e amendamenteve të tyre, në vend të një kontributi konstruktiv, ata për fat të keq vendosën të bllokojnë perspektivën evropiane të vendit tonë”, theksoi Filkov, duke shtuar se “përgjegjësia për të ardhmen evropiane është e përbashkët dhe vendosmëria jonë mbetet e palëkundur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Официјален Техеран се дистанцира од новата рунда преговори со САД

Следно

Prokuroria: Dëshmitë e ADN-së, kyçe në aktakuzën kundër gjyqtarit Ristov, për 350.000 eurot e vendosura në mur

Latest from Blog

Коњановски: Поголема улога на компаниите во развојот и општествениот живот на Битола

Иницијативата за формирање „Бизнис клуб Битола“, поддршката за Клиничката болница и поголемото вклучување на компаниите во активности од општествен интерес беа теми на работниот состанок на Регионалната комора со седиште во Битола.

Славески: Од следната недела до 15.000 денари неделно за подигање готовина од „АЛТА банка“

Од следната недела, неделниот лимит за подигање готовина и плаќање со картичките на „АЛТА банка“ АД Битола ќе се зголеми од 10.000 на 15.000 денари, најави гувернерот на Народната банка, Трајко Славески.

Проданоски: По половина век се обновува патот за Веселчани и Загорани

Се рехабилитираат три километри од локалниот пат што ги поврзува Веселчани и Загорани со регионалниот пат Прилеп – Битола, соопшти градоначалникот на Прилеп, Дејан Проданоски. Според Проданоски, делницата се обновува по 50

Битола петта година ги вклучува граѓаните во планирањето на општинскиот буџет

Жителите на Битола и околните населени места ги изнесоа своите предлози за општинскиот буџет за 2027 година на втората сесија од Буџетскиот форум. Меѓу темите беа инвестициите во Старата чаршија, санацијата на

„Охридско лето“ со три бесплатни концерти надвор од фестивалската сезона

„Охридско лето“ ја продолжува концертната програма и по завршувањето на летната фестивалска сезона. Националната установа најави три бесплатни концерти со меѓународни уметници – два во Скопје и еден во Охрид. Првиот концерт
Go toTop