Takohen sot në Prishtinë sekretarët e LSDM-së dhe Vetëvendosjes, Zeçeviç dhe Rama

/
1 min read

Sot në Prishtinë është realizuar një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeqeviç Vardarski, sekretarit për bashkëpunim ndërkombëtar Bojan Mariçiq, kryetarit të të rinjëve në LSDM Marko Mihailoski dhe sekretarit të përgjithshëm të Vetëvendosjes, Alim Rama i shoqëruar nga Sekretarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Khairula Çeku.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy palëve, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun si shtylla kyçe për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.

Në mënyrë reciproke u theksua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit mes partive në kuadër të PES, pasi Vetëvendosja u bë anëtare e asociuar e Partisë së Socialistëve Europian, por edhe mes të rinjve politik.

Bashkërisht u konfirmua se vlerat europiane dhe dialogu për të gjitha çështjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetet në të gjithë rajonin dhe palët progresive duhet të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Претходно

Рангеловиќ за ТВ 24: Беса Адеми остана должна да ги каже имињата на оние кои вршеле притисок

Следно

Речиси два часа дел од Тетово без снабдување со електрична енергија

Latest from Blog