Hoxha uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës

October 7, 2026
1 min read

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e tij, ai e cilëson zgjedhjen e Presidentes së re si një moment të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe si dëshmi të pjekurisë së institucioneve të saj demokratike.

Ministri thekson se ky zhvillim vjen në kuadër të nevojës për forcimin e institucioneve, konsolidimin e arritjeve shtetformuese të Kosovës dhe avancimin e saj në rrugëtimin evropian dhe euroatlantik.

Sipas tij, zgjedhja e Presidentes së re përcjell mesazhin se interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi ndarjet politike. Ai vlerëson dialogun, mirëkuptimin dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar si tregues të përgjegjësisë institucionale.

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe euroatlantike”, shprehet ministri.

Në fund të mesazhit, ai i uron Presidentes së re sukses në përmbushjen e detyrës së saj, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Hoxha uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës

Следно

ЕУ ВОВЕДУВА 15-годишен ПРОБЕН РОК за новите членки?

Latest from Blog

ВЛЕН: Изборот на Јустина Широка-Пула носи нов почеток за Косово

Косово покажа дека демократијата, политичкиот дијалог и почитувањето на институциите се патот за надминување и на најсложените политички ситуации, порача ВЛЕН. Од партијата го поздравуваат изборот на Јустина Широка-Пула за нова претседателка
Go toTop