Institucionet janë pranë vërtetimit të indikacioneve të rieksportimit të karburantit nga vendi ynë në vendet fqinje.
Nëse vërtetohen abuzime, do të kërkohet përgjegjësi, thotë kryeministri.
“Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kemi informacione të cilat po analizohen dhe jemi afër përgjigjes, ndërsa jemi afër që e njëjta të dëshmohet dhe nëse e njëjta dëshmohet, është fillimisht jo etike.
Lirimin ne e sigurojmë për qytetarët në bisedime bilaterale me OKTA-n, dhe jo për rieksportim në vende fqinje, prandaj nuk është në rregull.
Konform ligjeve dhe procedurave, ata që e kanë bërë këtë vepër do të kenë përgjegjësi.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Burimi: botasot.info

