Një zjarr i madh ka shpërthyer në qarkoren e Shkupit pranë Vizbegut, ndërsa tym i zi duket nga disa pjesë të Shkupit.
Sipas informacioneve fillestare, shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, as çfarë është prekur saktësisht nga zjarri, por në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë se bëhet fjalë për një deponi të paligjshme në Shuto Orizare.
Dëshmitarët okularë raportojnë se tymi po përhapet me shpejtësi, gjë që tregon një zjarr më serioz, ndërsa pritet ndërhyrja e shërbimeve kompetente dhe më shumë informacion rreth situatës në terren.
Sipas informacioneve nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup, të pranuara në ora 12:03 nga kryetari i komunës së Shuto Orizarit.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tij, pasi parcela është e rrethuar me mure.
Burimi: botasot.info


