Prokuroria: Dëshmitë e ADN-së, kyçe në aktakuzën kundër gjyqtarit Ristov, për 350.000 eurot e vendosura në mur

April 20, 2026
3 mins read

Gjurmët e ADN-së të gjetura në materialet me të cilat ishin mbështjellë paratë e fshehura janë një nga provat kyçe mbi të cilat Prokuroria e bazon aktakuzën kundër gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov.

Sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ekspertizat biologjike kanë dëshmuar pa dyshim se pikërisht Ristov i ka manipuluar dhe fshehur mjetet financiare, të cilat u gjetën brenda një muri në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë.

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimit janë siguruar prova të forta dhe të pakundërshtueshme se Ristov ka fshehur para për të cilat nuk ka mundur të dëshmojë prejardhje të ligjshme dhe që, sipas tyre, i ka manipuluar dhe fshehur personalisht.

“Ajo që ishte dyshim i bazuar në fillim të hetimit, në fund vetëm u konfirmua. I akuzuari ofroi mbrojtje, por rrjedha e hetimit e demantoi plotësisht dhe e forcoi edhe më shumë tezën tonë”, deklaroi Haxhi Vasileva pas brifingut të sotëm në Prokurori.

Paratë u gjetën në një hapësirë brenda murit në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit në Negotinë, të paketuara në disa pako të veçanta. Sipas Prokurorisë, Ristov personalisht i ka fshehur mjetet, për çka ekzistojnë prova materiale, përfshirë edhe gjurmë biologjike (ADN) në materialet (folie alumini) me të cilat ishin mbështjellë shumat e parave.

“Me ekspertizën e gjurmëve biologjike konstatuam se pikërisht i akuzuari është personi që i ka fshehur këto para”, tha prokurorja, duke shtuar se në hapësirë janë gjetur edhe fletë me shënime dhe numra të lëndëve që, sipas Prokurorisë, tregojnë përdorimin e saj nga ana e Ristovit.
Megjithëse në këtë fazë Prokuroria nuk pretendon drejtpërdrejt se gjyqtari ka pranuar ryshfet, Vasileva theksoi se provat e siguruara tregojnë për praktika të tregtisë me ndikim dhe ndërmjetësim korruptiv.

“Ne ende nuk pretendojmë, as me vetë aktakuzën, se i akuzuari ka pranuar drejtpërdrejt ryshfet. Megjithatë, mund të themi se edhe në të kaluarën kanë ekzistuar praktika të shumta, për të cilat kemi prova, që tregojnë për tregti me ndikim dhe veprime korruptive në mënyrë të tërthortë”, tha ajo.

Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e pasurisë për të cilën ekziston dyshimi se është përfituar në mënyrë të paligjshme. Sa i përket përfshirjes së mundshme të anëtarëve të familjes, prokurorja theksoi se çështja është e drejtuar ekskluzivisht kundër Gjoko Ristovit, ndërsa rrjedhat financiare të bashkëshortes janë analizuar vetëm nga aspekti i prejardhjes së pasurisë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ish-avokati i shtetit, Fehmi Stafa, i dënuar më parë në një rast të lidhur, do të thirret si dëshmitar, Vasileva u përgjigj se “në këtë fazë nuk ka nevojë për një gjë të tillë”.

Rasti kundër gjyqtarit Ristov buron nga hetimi ndaj avokatit Fehmi Stafa, i cili në dhjetor 2025 u kap në flagrancë duke marrë 20.000 euro, pjesë e një shume nga një marrëveshje prej 100.000 eurosh, të destinuara për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari të Apelit për heqjen e masës së paraburgimit. Stafa e pranoi fajin, arriti marrëveshje me Prokurorinë dhe u dënua me një vit e tre muaj burg.

Siç njoftoi sot prokurorja, megjithëse në këtë rast konkret paratë nuk kanë arritur te gjyqtari, kontrollet e mëvonshme çuan në zbulimin e gjithsej 350.000 eurove, për të cilat, sipas Prokurorisë, Gjoko Ristov nuk ka dëshmi për prejardhje të ligjshme dhe nuk i ka deklaruar.

“Ky rast hapi shumë drejtime, ne jemi aq sa jemi dhe burimet janë këto, por do të hetojmë më tej gjithçka që mundem”, theksoi Haxhi Vasileva.

Procedura kundër gjyqtarit të Apelit vazhdon, ndërsa Prokuroria paralajmëroi se, nëse ka dyshime, do të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të hetuar përfshirjen e mundshme edhe të personave të tjerë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Filkov: Ligji për Këshillin Gjyqësor tashmë po jep rezultate konkrete

Следно

Реал Мадрид ја освои ЛШ, ама во младинска конкуренција! (ФОТО)

Latest from Blog

Коњановски: Поголема улога на компаниите во развојот и општествениот живот на Битола

Иницијативата за формирање „Бизнис клуб Битола“, поддршката за Клиничката болница и поголемото вклучување на компаниите во активности од општествен интерес беа теми на работниот состанок на Регионалната комора со седиште во Битола.

Славески: Од следната недела до 15.000 денари неделно за подигање готовина од „АЛТА банка“

Од следната недела, неделниот лимит за подигање готовина и плаќање со картичките на „АЛТА банка“ АД Битола ќе се зголеми од 10.000 на 15.000 денари, најави гувернерот на Народната банка, Трајко Славески.

Проданоски: По половина век се обновува патот за Веселчани и Загорани

Се рехабилитираат три километри од локалниот пат што ги поврзува Веселчани и Загорани со регионалниот пат Прилеп – Битола, соопшти градоначалникот на Прилеп, Дејан Проданоски. Според Проданоски, делницата се обновува по 50

Битола петта година ги вклучува граѓаните во планирањето на општинскиот буџет

Жителите на Битола и околните населени места ги изнесоа своите предлози за општинскиот буџет за 2027 година на втората сесија од Буџетскиот форум. Меѓу темите беа инвестициите во Старата чаршија, санацијата на

„Охридско лето“ со три бесплатни концерти надвор од фестивалската сезона

„Охридско лето“ ја продолжува концертната програма и по завршувањето на летната фестивалска сезона. Националната установа најави три бесплатни концерти со меѓународни уметници – два во Скопје и еден во Охрид. Првиот концерт
Go toTop