Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se një pjesë e prindërve do të lirohen nga pagesa e participimit për shërbimet e çerdheve.
Sipas tij, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komuna e Butelit janë miratuar dy vendime të propozuara nga ai, të cilat parashohin lehtësime financiare për familjet që përdorin shërbimet e çerdheve.
Vendimet parashohin lirimin nga pagesa për prindërit që kanë fëmijën e tretë në familje, si dhe për prindërit e fëmijëve që kanë vlerësim dhe mendim nga institucionet profesionale ose specialist.
Kostovski theksoi se këto masa synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt familjet në aspektin financiar dhe janë pjesë e një serie masash sociale që komuna po ndërmerr për të mbështetur prindërit.
Ai shtoi se komuna do të vazhdojë me politika të ngjashme sociale me qëllim përmirësimin e kushteve për familjet dhe fëmijët në territorin e komunës.


