Për 10 ditë mbi gjashtë mijë kundërvajtje në komunikacion, policia ka ndaluar 151 shoferë

March 11, 2026
1 min read

Në periudhën nga 01.03.2026 deri më 10.03.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 6,264 urdhërpagesa të lëshuara, 1,800 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.

Nga MPB njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë privuar nga liria 151 persona, nga të cilët 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim, tre për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara jashtë vendbanimit, 50 për vozitje pa patentë shoferi, 12 për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit.

Në po këtë periudhë, janë sekuestruar 53 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal. Më tej, sipas pasqyrës statistikore të veprimtarive policore, gjatë 10 ditëve të kaluara të muajit mars, janë evidentuar 1,477 shkelje për parkim të parregullt, si dhe 110 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit”.

Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanskionuar 43 vozitës motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe 238 këmbësorë dhe një vozitës të trotinetit elektrik. Gjithashtu janë sanksionuar 754 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 67 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, dhe 79 për shkak të parregullësisë teknike. Janë sanksionuar edhe 25 shoferë për mospërmbushjen e kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)“, thonë nga MPB.

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për një siguri më të madhe rrugore.

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Трамп доби совети од неговиот тим што побргу да ја заврши војната со Иран- се плашат од една работа

Следно

„Бомба“: Капитенот на Јунајтед пред можен трансфер во Арсенал?!

Latest from Blog

ИТАЛИЈА ГО СУСПЕНДИРАШЕ ШЕНГЕН СИСТЕМОТ НА СЛОБОДНО ДВИЖЕЊЕ СО ШПАНИЈА

Италијанската влада ја суспендираше примената на Шенгенскиот режим на слободно движење во односите со Шпанија, објави италијанското Министерство за внатрешни работи. Одлуката е донесена како одговор на масовниот влез на мигранти во

Нема укинување на вториот пензиски столб

Нема најава за укинување на вториот пензиски столб, уверува премиерот Христијан Мицкоски, откако во јавноста се појавија низа прашања по најавите дека започнале сеопфатни анализи на пензискиот систем и ризиците со вториот

Чешка има нов селектор

Репрезентацијата на Чешка, по слабиот настап на годинешниот Мундијал, реши да постави нов селектор. Чесите за прв пат во историјата ќе имаат странец на кормилото на фудбалската репрезентација. Се работи за шпанскиот

Најмалку 34 загинати во експлозија на метан во рудник во Пакистан (ВИДЕО)

Спасувачките операции се во тек за пронаоѓање и извлекување на уште двајца рудари кои беа заробени под земја, изјави Мухамед Фахад, директор за операции на покраинската управа за управување со катастрофи. Покраинскиот
Go toTop