Tentim-vrasja e 3-vjeçarit në Leposaviq, 30 ditë paraburgim për të dyshuarën

October 2, 2026
1 min read

Një grua është dërguar në paraburgim për 30 ditë, pasi dyshohet për “Vrasje në tentativë” ndaj një fëmije 3-vjeçar në Leposaviq.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i dyshuar M.M., e lindur në vitin 1990, është dërguar në Gjykatë për seancë gjyqësore.

“Pas mbajtjes së seancës, gjyqtari ka caktuar ndaj të dyshuarës masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti kishte ndodhur më 1 tetor, rreth orës 12:20, kur Stacioni Policor në Leposaviq kishte pranuar informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq se një fëmijë i moshës 3-vjeçare, i gjinisë mashkullore, ishte sjellë në këtë qendër mjekësore me plagë që dyshohej se ishin shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

“Në bazë të hetimeve fillestare, dyshohet se e dyshuara M.M., e lindur në vitin 1990, e gjinisë femërore, ka sulmuar një fëmijë të lagjes, derisa ai ishte në rrugë”, thuhet në njoftim.

Fëmija ka pësuar plagë në dorë dhe në gjoks. Sipas mjekut kujdestar, ai është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar dhe se gjatë arrestimit ka tentuar t’i sulmojë edhe zyrtarët policorë, por është arrestuar pa pasoja.

“Në bazë të hetimeve fillestare, policia është informuar se e dyshuara ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet më tej në njoftim.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti penal “Vrasje në tentativë”, ndërsa e dyshuara fillimisht ishte ndaluar për 48 orë. 

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Барселона пронајде нов десен бек во Фиорентина, но ќе има конкуренција во Јувентус и Милан

Следно

„Тајм“: Трамп го прашал „Грок“ што би се случило ако го уапси Мадуро

Latest from Blog

„Тајм“: Трамп го прашал „Грок“ што би се случило ако го уапси Мадуро

Ова се случило неколку недели пред тој да нареди операција за негово приведување, открива списанието „Тајм“. Наводно, вештачката интелигенција му рекла на Трамп дека многумина во Венецуела веројатно би го прославиле падот

Барселона пронајде нов десен бек во Фиорентина, но ќе има конкуренција во Јувентус и Милан

Бразилскиот дефанзивец на Фиорентина, Додо, се најде на радарот на неколку европски гиганти и наскоро би можел да ја промени средината. Иако сезоната е во полн ек, најголемите европски клубови веќе ги

Тајван ги доби првите нови американски авиони Ф-16, нарачани се 66

Авионите слетаа во воздухопловната база Чиханг во источниот округ Тајтунг околу пладне, по летот од Хаваи и попатното застанување во Гуам. Тајванскиот претседател Вилијам Лаи Чинг-те изјави дека пристигнувањето на авионите претставува

Манчестер сити би можел да добие и дополнителна казна од ФА на Англија

Фудбалската асоцијација на Англија конечно се огласи за случајот со Манчестер сити, со што целата ситуација добива нова димензија. Случајот со Манчестер сити, односно наводните прекршувања на финансиските правила од страна на
Go toTop