“Lëreni Gjykatën Speciale të punojë”, reagon veprimtari: Mos e ktheni luftën e UÇK-së në instrument politik

October 2, 2026
3 mins read

Veprimtari dhe publicisti Saim Tahiraj ka kërkuar që proceset që zhvillohen në Gjykatën Speciale të Kosovës të trajtohen përmes rrugëve institucionale dhe gjyqësore, duke kundërshtuar, siç shprehet ai, presionet politike, protestat dhe manipulimin e opinionit publik.

Në një prononcim për “Bota sot”, Tahiraj ka theksuar se Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe se proceset gjyqësore duhet të zhvillohen në mënyrë të pavarur.

“Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë.

Ajo ka mandat të përcaktuar me ligj dhe drejtësia e saj duhet të zhvillohet e pavarur nga politika, nga presionet partiake dhe nga populizmi i rrugës.

Mjaft me manipulimin e masës! Protestat në rrugë, presionet politike nga partitë dhe ndërhyrjet e segmenteve të caktuara institucionale nuk janë rruga për të vendosur drejtësi. Drejtësia nuk vendoset me brohoritje, me turma, me presione politike apo me manipulimin e opinionit publik. Drejtësia vendoset në gjykatë, mbi bazën e provave, ligjit dhe procedurave gjyqësore”, ka thënë ai.

Image

Saim Tahiraj

Gjithashtu, Tahiraj ka bërë thirrje që qytetarët të mos përdoren si instrument presioni ndaj institucioneve të drejtësisë, ndërsa ka kërkuar që personat e akuzuar apo të dyshuar të përballen me proceset përkatëse gjyqësore.

“Mos e përdorni masën e painformuar si instrument presioni ndaj Gjykatës Speciale për interesa personale, grupore apo politike! Lëreni Gjykatën Speciale ta bëjë punën e saj! Ata që janë të akuzuar dhe të tjerët që janë të dyshuar për përgjegjësi individuale për krime, duhet të ballafaqohen me drejtësinë dhe betejën e tyre ta zhvillojnë aty ku vendoset drejtësia: në sallën e gjyqit.

UÇK-ja është një emër i nderuar për shqiptarët e Kosovës dhe sakrifica e saj nuk duhet të përdoret si mburojë politike për t’i ikur përgjegjësisë individuale. Të mbrosh UÇK-në nuk do të thotë të pengosh drejtësinë. Të respektosh luftën e UÇK-së nuk do të thotë të kërkosh imunitet për individë”, ka shtuar ai.

Në vijim të deklarimit të tij, Tahiraj ka folur për përgjegjësinë individuale në rastet kur pretendohet se janë kryer vepra penale, duke theksuar se ajo, sipas tij, nuk duhet të lidhet me emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Krimi, nëse është kryer, ka përgjegjës individualë. Përgjegjësia individuale nuk mund të fshihet pas emrit të UÇK-së. Mos e manipuloni popullin me emocione, me simbole të luftës dhe me emrin e shenjtë të UÇK-së për interesa politike apo personale. Mos e ktheni sakrificën e mijëra luftëtarëve dhe dëshmorëve në mburojë për askënd.

Ata që besojnë në pafajësinë e tyre, le ta dëshmojnë atë në procesin gjyqësor. Aty duhet të zhvillohet beteja për drejtësi, jo në rrugë.

Në rrugë nuk vendoset drejtësia.

Në rrugë nuk rrëzohen aktgjykimet.

Në rrugë nuk shpallen të pafajshmit.

Drejtësia vendoset në gjykatë!”, ka shtuar ai.

Në fund, Tahiraj ka përsëritur thirrjen për respektimin e institucioneve të drejtësisë dhe për zhvillimin e proceseve gjyqësore pa, siç tha ai, presione populiste apo politike.

“Prandaj, lëreni Gjykatën Speciale të punojë pa presione populiste dhe politike. Respektoni institucionet e drejtësisë dhe lejoni që proceset gjyqësore të përfundojnë në përputhje me ligjin. Betejat për drejtësi zhvillohen në Hagë, jo në rrugë! Finalja e drejtësisë vendosë në gjykatë, e jo në turmat e rrugës!”, ka përfunduar Tahiraj për “Bota sot”.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Манчестер сити би можел да добие и дополнителна казна од ФА на Англија

Следно

Тајван ги доби првите нови американски авиони Ф-16, нарачани се 66

Latest from Blog

На Пентагон итно му се потребни 50 милијарди долари- Хегсет откри за што станува збор (ВИДЕО)

Министерот за одбрана Пит Хегсет се обрати на конференцијата на AUSA за време на панел-дискусија за проектот Агинкур, откривајќи дека Пентагон бара приближно 50 милијарди долари средства обезбедени преку посебен процес на

Десаи: Реал Мадрид летоска требаше да го продаде Винисиус

Поранешниот француски фудбалер, Марсел Десаи, смета дека Реал Мадрид требало да размисли за продажба на Винисиус за време на летниот преоден рок. Според освојувачот на Светското првенство во 1998 година, обидот истовремено

Спор околу Сеута: Шпанската опозиција бара распоредување на морнарицата

Неговото барање доаѓа како одговор на непотврдени извештаи дека марокански патролен брод претходниот ден навлегол во водите на шпанската енклава. Како лидер на опозицијата, Феихоо му се спротивставува на актуелниот социјалистички премиер

Одлични вести за навивачите на Барселона: Рафиња и Де Јонг се враќаат за дуелот против Бетис

Барселона ја очекува тешко гостување кај Бетис во деветтото коло од Ла Лига, а тренерот Ханси Флик на прес-конференцијата потврди дека Рафиња и Френки де Јонг се опоравиле од повредите. Каталонците имаат

Македонската берза ја заврши неделата во минус: МБИ10 падна на 9.006,70 поени

Изготвен од Илирика Инвестментс АД Скопје врз основа на официјални податоци од Македонска берза. Тргувањето на Македонската берза на 16.10.2026 заврши со пад на индексот МБИ10, кој изнесуваше 9.006,70 поени. Во однос
Go toTop