Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski si dhe drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Orhan Kurtishi, sot do të marrin pjesë në promovimin e 100 automjeteve të reja për nevojat e postës.
Ngjarja, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të mbahet në hapësirën e parkimit para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.
Pas përfundimit të aktivitetit, është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për media.
Burimi: botasot.info


