​Në Jarinjë sekuestrohen në automjet me targa të Serbisë pesë thika dhe bluza me simbole nacionaliste, dy të arrestuar

September 19, 2026
1 min read

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë kontrolleve të shtuara në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë janë ndaluar dy persona për kontrolle të mëtejshme.

Sipas Policisë, zyrtarët kufitarë kanë ndaluar në vijën e dytë për kontroll një automjet me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kanë pasur dyshim të bazuar.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia njoftoi se janë gjetur dhe sekuestruar pesë thika, dy prej të cilave taktike-luftarake, një kamerë GoPro me mbajtës, dy pajisje multifunksionale dhe dy bluza me simbole e mbishkrime nacionaliste.

Në mesin e materialeve të gjetura, sipas Policisë, ishin edhe një flamur i Serbisë, një vulë me katër “S” dhe mbishkrimin “Udruzenje Ljubitelja Srednjovekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci”, si dhe një kartë identiteti.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka bërë të ditur se është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Трамп не го доби Гренланд, но договори трајно американско присуство

Latest from Blog

Трамп не го доби Гренланд, но договори трајно американско присуство

САД добија речиси се’ освен присвојување на Гренланд – по неколкумесечните тензични кои предизвикаа глобален геополитички потрес, Вашингтон и Копенхаген постигнаа договор, САД влегува трајно, воено, на арктичкиот остров – Кралството Данска

Божиновска со тимот од Министерството на терен во ХЕ „Вруток“

Вработените во Министерството за енергетика, рударство и минерални суровини заедно со министерката Сања Божиновска и државниот секретар Горан Јовановски, имаа можност одблизу да се запознаат со работата на Хидроелектраната „Вруток“, една од

Саудијците барале сириски борци за војната против Хутите: Дамаск го одбил барањето

Сириски извори кои разговарале со „Turkish Today“ изјавија дека Саудиска Арабија во последните месеци барала борци за да ги задоволи своите воени потреби во Јемен, но дека сириската влада „љубезно“ го одбила
Go toTop