Shqipja në një shkollë publike amerikane, Kurti: Një arritje e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan

September 20, 2026
2 mins read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në Bronx të New Yorkut, ku për të dytin vit akademik po zbatohet programi dygjuhësh anglisht-shqip.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar këtë program si një arritje të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në mërgatë.

“Dy vende aleate, dy popuj miq, e për të dytin vit akademik mësim në dy gjuhë, anglisht e shqip, në një shkollë në New York”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se programi akademik dygjuhësh anglisht-shqip në këtë shkollë ka nisur për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.

Sipas Kurtit, kjo nismë përbën një shembull që duhet të ndiqet dhe të zgjerohet në mënyrë që gjuha shqipe të ruhet dhe të kultivohet te brezat e rinj të shqiptarëve në mërgatë.

Postim i plotë:

Dy vende aleate, dy popuj miq, e për të dytin vit akademik mësim në dy gjuhë, anglisht e shqip, në një shkollë në New York.

Kënaqësi e jashtëzakonshme të vizitoj shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në Bronx, në të cilën nga shtatori i vitit të kaluar, për herë të parë, ka nisur aplikimi i programit akademik dygjuhësh anglisht-shqip. Një arritje e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një shembull suksesi që duhet ndjekur e zgjeruar gjithandaj, ashtu që gjuha shqipe, si themel i identitetit tonë, të ruhet e kultivohet brez pas brezi kudo në mërgatë.

Tash përveçse detyrë shtëpie, mësimi në gjuhën amë të prindërve është edhe punë në fletoret në klasë. Kjo forcohet edhe më shumë sepse fëmija rritet midis nënës si mësuese e parë dhe mësueses si nënë e dytë, midis kujdesit si dashuri dhe mësimit si dituri.

Shqipja mbijetoi përkundër pushtimeve të trojeve ku buron dhe trysnive nga jashtë, sikurse rroi edhe larg atdheut. Arbëreshët e Italisë e kanë ruajtur gjuhën e tyre për më shumë se pesë shekuj. Dhe vetë gjuha tregon historinë e tyre: është një shqipe që bart udhëtimin, largësinë nga atdheu dhe, njëkohësisht, rrënjosjen e thellë në identitetin shqiptar.

Por rilindësve tanë nuk u mjaftonte që shqipja vetëm të mbijetonte. Ata donin që ajo të ishte edhe gjuhë e dijes, e kulturës dhe e mendimit të lartë. Në vitin 1908, në Kongresin e Manastirit, shqiptarët u bashkuan rreth një alfabeti të përbashkët. Po atë vit, këtu në Shtetet e Bashkuara, në Boston, Fan Noli mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe. Noli dhe rilindësit tanë në mërgim kuptuan se pa ruajtur gjuhën, diturinë dhe kulturën, nuk mund të ruhet as kombi. Ata na treguan se diaspora nuk është thjesht një strehë larg atdheut, por një motor i mendimit, i emancipimit dhe i shtetformimit tonë.

Abetarja, fletorja e punës dhe libër leximi që ua shpërndava nxënësve nuk do të jenë fundi, Qeveria jonë përherë do të mbështesë iniciativa të tilla për mësim në gjuhën shqipe në mërgatë. Falënderoj z. Mark Gjonaj dhe znj. Drita Gjongecaj për këtë nismë të rëndësishme, po ashtu drejtoren e shkollës znj. Stefania Cedrola Mustafa, dhe u uroj fëmijëve mësim të mbarë!

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Djali raporton babanë e zhdukur prej dy ditësh në Rahovec

Следно

Пјонгјанг повторно лансираше балистичка ракета кон Јапонското Море

Latest from Blog

Коњановски: Поголема улога на компаниите во развојот и општествениот живот на Битола

Иницијативата за формирање „Бизнис клуб Битола“, поддршката за Клиничката болница и поголемото вклучување на компаниите во активности од општествен интерес беа теми на работниот состанок на Регионалната комора со седиште во Битола.

Славески: Од следната недела до 15.000 денари неделно за подигање готовина од „АЛТА банка“

Од следната недела, неделниот лимит за подигање готовина и плаќање со картичките на „АЛТА банка“ АД Битола ќе се зголеми од 10.000 на 15.000 денари, најави гувернерот на Народната банка, Трајко Славески.

Проданоски: По половина век се обновува патот за Веселчани и Загорани

Се рехабилитираат три километри од локалниот пат што ги поврзува Веселчани и Загорани со регионалниот пат Прилеп – Битола, соопшти градоначалникот на Прилеп, Дејан Проданоски. Според Проданоски, делницата се обновува по 50

Битола петта година ги вклучува граѓаните во планирањето на општинскиот буџет

Жителите на Битола и околните населени места ги изнесоа своите предлози за општинскиот буџет за 2027 година на втората сесија од Буџетскиот форум. Меѓу темите беа инвестициите во Старата чаршија, санацијата на

„Охридско лето“ со три бесплатни концерти надвор од фестивалската сезона

„Охридско лето“ ја продолжува концертната програма и по завршувањето на летната фестивалска сезона. Националната установа најави три бесплатни концерти со меѓународни уметници – два во Скопје и еден во Охрид. Првиот концерт
Go toTop