Shtatë shtetase të huaja janë ndaluar nga policia gjatë një kontrolli të realizuar në një klub nate në Ohër.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit është konstatuar se A.G. (28), M.R. (26), A.B. (29) dhe A.S. (28) nga Rusia, P.P. (31) nga Bullgaria, A.L. (31) nga Kazakistani dhe A.R. (42) nga Serbia, kanë punuar ilegalisht si valltare në klubin e natës.
Pas konstatimit të shkeljeve, ato janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 217 të Ligjit për të Huajt.
Burimi: botasot.info

