Mickoski: Korridoret 8 dhe 10 janë prioritet strategjik për të ardhmen e vendit

May 11, 2026
1 min read

Kryeministri Hristijan Mickoski inspektoi sot aktivitetet e ndërtimit në autostradën Gostivar-Bukojçani, duke theksuar rëndësinë strategjike të lidhjes së vendit përmes korridoreve kryesore 8 dhe 10.

Sipas tij, projektet infrastrukturore që po zbatohen aktualisht, nga rrjeti rrugor dhe hekurudhor, deri te lidhja e energjisë dhe gazit, përfaqësojnë themelin e vizionit afatgjatë për Maqedoninë si një qendër rajonale e transportit dhe energjisë.

“Ndërtimi i autostradave moderne, modernizimi i hekurudhës, zhvillimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë përgjatë Korridorit 10, si dhe lidhja e energjisë përmes linjave të reja të transmetimit dhe tubacioneve të gazit, janë pjesë e një procesi më të gjerë strategjik. Po punohet intensivisht edhe për lidhjen e gazsjellësit me Greqinë, dhe këtë javë do të shpallet tenderi për gazsjellësin për në Serbi, për të cilin tashmë janë marrë të gjitha mendimet e nevojshme. Lidhja e gazsjellësit nga Selaniku në Shkup është gjithashtu në funksion“, theksoi kryeministri.

Mickoski theksoi se me zbatimin e këtyre projekteve, vendi po i afrohet qëllimit për t’u bërë një qendër rajonale e energjisë dhe transportit.

Ai njoftoi gjithashtu mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria për investimet në infrastrukturë, duke shprehur pritjen që pjesa e mbetur e autostradës Kërçovë-Ohër së shpejti të vihet në funksion, si dhe lidhja e gazsjellësit me Greqinë, përfundimi i së cilës pritet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Autostrada Gostivar-Bukojçan, e cila po zbatohet në kuadër të paketës së projekteve Bechtel dhe Enka, është aktualisht në një fazë intensive ndërtimi, me punime aktive në rreth 11 nga 31 kilometrat e planifikuar gjithsej.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

ВЛЕН: Старата политика заминува во минатото, започнува нова визија за Албанците

Следно

Раја по третпат ја освои „Златната ракавица“ во Премиерлигата

Latest from Blog

Напад пред прагот на НАТО: Руско беспилотно летало удри близу границата, се огласија сирените

Според полските власти, леталото погодило цел на оддалеченост од приближно два километри од граничниот премин. Како одговор на нападот, Полска подигна воени авиони и ги стави своите сили во состојба на готовност.

PDK mban nesër konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nesër mban konferencë për media. Kjo u bë e ditur nga përmes një njoftimi për media të lëshuar nga partia, teksa nuk treguan arsyen e kësaj konference.

Трамп го прашал Си дали сака да купи американско оружје

Гостувајќи во емисијата „Fox News Sunday“, Пердју потврди дека Трамп ја покренал можноста за продажба на американско оружје на својот сè помоќен геополитички ривал. Таквата неочекувана продажба, доколку се реализира, би претставувала
Go toTop