Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

April 19, 2026
1 min read

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe Prizrenin. Ky aks rrugor, ndër vite ka qenë zotim qeveritar, ndërkohë që dikasteret e transportit të Shkupit dhe Prishtinës zyrtare, që në vitin 2024 nënshkruan një marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për tunelin i cili parashihet të ketë një gjatësi prej 6.4 kilometrash.

Rruga Tetovë–Prizren po hyn në një fazë të re realizimi. Për këtë vit, Ministria e Transportit ka siguruar 2 milionë euro nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” për hartimin e projektit kryesor, duke nënvizuar se ky dokumentacion është parakusht për të përcaktuar koston e saktë dhe afatet e punimeve për këtë aks rrugor strategjik që lidh dy vendet përmes një tuneli të përbashkët.

“Për vitin 2026, nga buxheti i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore janë siguruar 2 milionë euro për projektimin kryesor dhe tani shumë shpejt duhet të hapet tenderi për projektim. Më vjen keq që duhet ta them këtë, por patjetër duhet ta kalojmë pjesën e projektit kryesor. Pa projekt, ne nuk mund të dimë saktë sa do të kushtojë, sa do të zgjasin punimet, si do të realizohet e gjithë kjo”, ka deklaruar Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut. 

Komuna e Tetovës tashmë ka prezantuar trasenë e rrugës nga Tetova deri te vendi ku planifikohet të hapet tuneli, duke vënë në pah se punimet në terren kanë filluar.

“Do të jetë nga rruga Tetovë–Kodra e Diellit, kthesa mbi Shipkovicë deri në dalje të Shipkovicës. Pjesa tjetër e rrugës Tetovë–Prizren do të jetë traseja e rrugës ekzistuese, vetëm do të bëhet zgjerimi i saj”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Rruga Tetovë–Prizren është premtim ndër vite. Madje në janar të vitit 2024 mes dikastereve të transportit Maqedoni e Veriut–Kosovë është nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për tunelin i cili parashihet të ketë një gjatësi prej 6.4 kilometrash. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

Следно

Брзата реакција на пожарникарите и екипите од Македонски шуми спречи да се прошири пожарот во општина Липково

Latest from Blog

Брајтон со “петарда“ кај Ковентри! (ВИДЕО)

ФОТО:.facebook.com/officialbhafc Брајтон го победи Ковентри со 5:0 на гостински терен во четвртото коло од Премиер лигата. Стрелци за Брајтон беа Костулас, Јалкуе, Грос од пенал и Данк кој ќе биде кандидат за

Шкотска, Велс и Северна Ирска се здружуваат – бараат право на референдуми за независност

Лидерите на Шкотска, Велс и Северна Ирска во понеделник ќе се сретнат во Кардиф, каде што треба да потпишат заедничка декларација со која ќе го потврдат правото на нивните нации на самоопределување

Димитриеска-Кочоска: ДДВ-то за дизелот од 18 се намалува на 10 отсто

Министерката за финансии, Гордана Димитриеска-Кочоска, информираше дека Владата донела одлука за повторно намалување на стапката на ДДВ за дизелот, од 18 на 10 отсто. Според неа, мерката е донесена како одговор на

Меџити: Честитки до мојот пријател Албин Курти за реизборот за премиер на Косово

Градоначалникот на Општина Чаир и копретседател на партијата ВЛЕН, Изет Меџити, му честиташе на Албин Курти за повторниот избор за премиер на Република Косово. Меџити оцени дека во периодот што следува Македонија

Фановите на Ливерпул запреа автомобил на фудбалер после киксот – настана хаос!

Разочарувањето по уште едно промашување на Ливерпул за малку ќе се претвори во многу непријатна ситуација на улиците по натпреварот против Фулам. Откако натпреварот заврши без голови, група навивачи на Ливерпул го
Go toTop