MPB ka paraqitur kallëzim penal ndaj një 43-vjeçari nga Radovishi, i dyshuar për kërcënim të një prokuroreje publike.
SPB Strumicë – NJPB Radovish ka dorëzuar kallëzimin në Prokurorinë Themelore Publike në Radovish.
I dyshuari A.P. (43) akuzohet për veprën penale “rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144 të Kodit Penal.
Ngjarja ka ndodhur më 28.04.2026, gjatë kohës kur ai ndodhej në vendin e punës.
Sipas MPB-së, ai ka bërë kërcënime ndaj një prokuroreje publike ndërsa ishte në detyrë si polic gjyqësor në Gjykatën Themelore Radovish.
Burimi: botasot.info


