Deputetja e VLEN-i Saranda Imeri Stafai tha sot se është paditur nga kundërshtari politik në opozitë, Blerim Bexheti i BDI-së.
Ajo tha përmes Facebook, se ky i dyti i paska bërë kallëzim prej 3 faqesh.
“Blerim Bexheti më paska paditur për “shqetësim emocional”.
Sipas tij, [ai] nuk mund të flejë natën, sheh ëndrra të këqija, histerik deri në 3 faqe padi, e që kur e lexon të vjen me qajtë ,” tha ajo .
“Po mirë, nëse fjala e lirë të prish gjumin, problemi s’është te fjala, por te ndërgjegjja. Pushka top t’u boftë! Shihemi në gjyq. Unë nuk qava kur më the “e dehur”. Po as deputetet kur i quajte “lopa të këqija”,” ka shkruar deputetja e VLEN-it.
Burimi: botasot.info


