Policia e Kosovës bën të ditur se dje ёshtё informuar se nё rrugën ‘Luan Haradinaj’ nё Junik ka tё shtёna me armё.
Sipas njoftimit, policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes dhe aty ёshtё takuar i dyshuari dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё pistoletё e tipit TT, një karikator i sё njejtёs armё, pёsёdhjet e dy fishekё dhe tetё gёzhja.
“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs.
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot


