Dojçe Telekom hyri në 10-të brendet më të vlefshme në botë

January 18, 2024
3 mins read

Grupacioni u bë brendi më i vlefshëm telekomunikues në botë dhe mbetet brendi më i vlefshëm korporativ në Evropë.

Siç konfirmoi studimi „Brand Finance Global 500“ i publikuar sot, Dojçe Telekom është një ndër brendet më të vlefshme në botë. Ekspertët e radhitën Grupacionin si kompania e vetme evropiane në dhjetë të parat. Si rezultat i kësaj, Dojçe Telekom u avancua për dy pozita në krahasim me vitin e kaluar dhe tani ndodhet në pozitën e nëntë. Dojçe Telekom u bë gjithashtu brendi më i vlefshëm telekomunikues në botë për herë të parë, duke mposhtur Verizon dhe AT&T në betejën për vendin e parë. Në Evropë, T mbetet brendi numër një i korporatës. Brendi më i vlefshëm në botë është Apple, që përfundoi përpara Microsoft, Google dhe Amazon. Instituti britanik për hulumtimin e tregut Brand Finance e publikoi sot studimin ndërkombëtar si pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Suksesi i Dojçe Telekomit bazohet në vlerën momentale të brendit, më e larta në historinë e kompanisë. Sipas studimit, ajo arrin në 73,3 miliardë dollarë amerikanë. Rritja krahasuar me një vit më parë (62.9 miliardë dollarë) është 17 për qind. Vlera e brendit është rritur për 84 për qind që nga viti 2020. Gjatë kësaj periudhe, Dojçe Telekom u hodh nga vendi i katërt për t’u bërë brendi më i fortë telekomunikues në botë.

“Arritëm të bëhemi një nga 10 brendet më të forta globale. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë tonë”, thotë drejtori kryesor për brend i Dojçe Telekomit, Ulrih Klenke. Strategjia jonë globale e brendit po funksionon vërtet mirë dhe investimet tona në ndërtimin e një brendi të fortë po japin rezultat. Kjo shkon paralelisht me sukseset tona ekonomike dhe teknologjike në Gjermani, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luan një rol në themelimin e Dojçe Telekomit si një operator kryesor digjital i telekomunikacionit”.

Kënaqësia e abonuesve e bën brendin akoma më të fortë

Këtë rritje të dukshme të vlefshmërisë së brendit Dojçe Telekom, kompania britanike konsulente Brend Finance e përshkruan në më shumë aspekte siç janë zhvillimi pozitiv ekonomik dhe teknologjik. Grupacioni vazhdon të arrijë rezultate përmes investimeve të qëndrueshme në cilësinë e rrjetit, teknologjitë digjitale dhe shërbimet e abonuesve.
Sipas Brand Finance, cilësia e shkëlqyer e rrjetit të Dojçe Telekom luan një rol vendimtar kur bëhet fjalë për rritjen dhe mbajtjen e abonuesve – si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ekspertëve, përmirësime të rëndësishme në treguesit kryesorë të brendit si: inovacionet, shërbimet abonuese, fokusi ndaj abonuesit, përfitimi i shërbimit dhe rekomandimet luajnë një rol kyç në rritjen e fuqisë së markës. Vlerësimi i markës u rrit nga 79 në 83 nga 100 pikë, që do të thotë se është përmirësuar nga AA+ në AAA-. Prezenca e vazhdueshme globale e brendit i ka mundësuar Dojçe Telekomit ta forcojë më tej imazhin e saj si një lojtar global. Këta faktorë dhe niveli i lartë i kënaqësisë së abonuesit e kanë bërë brendin edhe më të fortë.

Brand Finance me bazë në Londër është kompani konsulence globale dhe e pavarur për vlerësimin dhe analizimin e brendeve. Instituti përpilon renditjen e 500 brendeve më të vlefshme në botë sipas vlerës së brendit në dollarë amerikanë. Vlerat e brendit përllogariten në bazë të kompensimeve të licencës që një kompani e caktuar do të duhej të paguante nëse nuk e posedon brendi.

Strategji e suksesshme globale për brend

Trendi pozitiv i brendit të Dojçe Telekomit konfirmohet edhe nga hulumtime të tjera, si studimi Kantar BrandZ “Brendet më të vlefshme në botë”. Këto rezultate konfirmojnë suksesin e strategjisë globale të brendit. Slogani i ri “Connecting your world” është elementi më i fundit me të cilin Dojçe Telekom e përafron vazhdimisht strategjinë e tij globale për brendin T.

Më shumë për raportin „Brand Finance Global 500“ në www.brandfinance.com.

Film për brendin “T – Connecting your world”: https://youtu.be/uzbr9aF7BHM

Dojçe Telekom SHA

Е-mail: [email protected]

Për Dojçe Telekomin: https://www.telekom.com/en/company/company-profile

Leave a Reply

Your email address will not be published.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MARKETING

Претходно

ОВАЦИИ ЗА ПРВАТА ПРЕМИЕРА НА СЛОБОДАН УНКОВСКИ ПО 20 ГОДИНИ ВО СЛОВЕНИЈА

Следно

Новата сопруга на Огњен Амиџиќ го откри името на неродената ќерка: „Ќе биде тоа што таа сака“, таа откри и дека тајно се венчале со водителот

Latest from Blog

Барса со непријатност – по мечот против Валенсија немаше тушеви за играчите

Фото: Барселона Х Промената на стадионот за натпреварот на Барселона против Валенсија (6:0) донесе уште една непријатност. Шампионите на Ла Лига играа пред само 6.000 гледачи на „Јохан Кројф“ во својот тренинг-центар,

Меџити: Чаир ќе стане инклузивна општина за сите граѓани

Првиот-вицепремиер и министер за животна средина и просторно планирање, Изет Меџити, најави изградба на современа и инклузивна инфраструктура во општина Чаир, со цел создавање на средина достапна за сите граѓани, вклучително и

Ќе се отвори „златно доба“ на нуклеарна енергија: САД и Велика Британија со заеднички проекти

САД и Обединетото Кралство во неделата објавија широка серија договори за нуклеарна енергија во кои повеќе водечки американски нуклеарни компании ќе градат проекти во странство. Договорите вклучуваат план за изградба на 12 реактори во Хартлпул со „Центрика“, создавање 2.500

Драма на небото над Хрватска: Авион итно слетал во Загреб откако се појавил чад во кабината

Околу 8 часот наутро, авион на „Еуровингс“ изврши итно слетување на аеродромот „Фрањо Туѓман“ во Загреб. Како што потврди за „Дневник.хр“ портпаролката на Меѓународниот аеродром во Загреб, Лидија Чапковиќ Мартинек, екипажот побарал итно слетување откако
Go toTop