Nga loja legjendare e tavolinës në filmin aksion-aventurë Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves vjen ekskluzivisht në SkyShowtime nga 31 gushti.

August 31, 2023
2 mins read

Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves, filmi epik aksion-aventurë bazuar në lojën legjendare të tavolinës nga Hasbro, do të transmetohet ekskluzivisht në SkyShowtime nga 31 gushti

Një hajdut joshës dhe një bandë aventurierësh të pazakontë ndërmarrin një grabitje epike për të gjetur një relikt të humbur, por situata bëhet e rrezikshme kur përplasen me njerëzit e gabuar për një aventurë argëtuese plot aksion.

Në filmin e sjellë nga Paramount Pictures në bashkëpunim me eOne, luajnë Kris Pajn, Mishel Rodrigez, Rege-Zhon Pejxh, Xhastis Smith, Sofia Lilis dhe Hju Grent, krah Kloi Koleman dhe Deizi Hed.

Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves, bazuar në Dungeons & Dragons nga Hasbro, me regji të Xhonatan Golldstin dhe Xhon Frensis Delei, me subjektin e Kris MekKei dhe Majkëll Xhilio dhe skenar të Xhonatan Golldstin, Xhon Frensis Delei dhe Majkëll Xhilio. Me producent Xheremi Latçam, anëtarët e Shoqatës Amerikane të Producentëve Brajan Golldner dhe Nik Majer, si dhe producent ekzekutiv Denis L. Stjuart, Xhon Frensis Delei, Xhonatan Golldstin, Kris Pajn, Zev Foreman dhe Greg Muradian.

Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves ka 91% të pikëve nga kritikët e “Certified Fresh” në Rotten Tomatoes dhe një vlerësim me 93% nga publiku.

SkyShowtime shikohet drejtpërsëdrejti nga aplikacioni SkyShowtime në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është 6,99 Euro (pa reklama), me një periudhë prove 7-ditore dhe mund ta anulosh në çdo kohë.

 

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: https://corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: www.twitter.com/SkyShowtime

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi i ri fantastik i transmetimit në Evropë. Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime ka mbledhur prodhimet më të mira të Hollivudit dhe argëtimin lokal në një vend të vetëm.

Nga filmat dhe serialet origjinale të markave ikonë si Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock deri në serialet origjinale nga SkyShowtime, kjo platformë është shtëpia e re e argëtimit më të mirë në Evropë.

Me daljen në gjithë tregjet e saj në fillim të këtij viti, SkyShowtime është i disponueshëm në: Shqipëri, Andorrë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi. Mundësohet nga ofrues të përzgjedhur televizionesh në disa tregje dhe në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në televizorët Android, Google Chromecast, LG, në televizorët inteligjentë Samsung dhe në internet.

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VERO marketi

Претходно

Пријавувањата за Халк Вело Грин се во тек, на 8ми септември во Маврово ќе се одржи традицоналната трка

Следно

Французинот Павар во Интер

Latest from Blog

Димитриеска-Кочоска: Ребалансот на Буџетот носи дополнителни 5,8 милијарди денари за инвестиции

Владата денеска, на предлог на Министерството за финансии, ги усвои Измените и дополнувањата на Буџетот за 2026 година, со кои се врши усогласување на буџетските проекции со актуелните економски движења и се

Продолжува јавната дебата за плоштадот „Гоце Делчев“ во Битола

Општина Битола денеска го одржа вториот граѓански форум посветен на уредувањето на плоштадот „Гоце Делчев“, на кој беа презентирани повеќе предлог-идеи за неговата иднина и можното ново обликување на просторот. На форумот

Морничава порака од Израел: “НА АМЕРИКА ТРЕБА ДА И СЕ СЛУЧИ НОВ 11. СЕПТЕМВРИ…“

Израелскиот аналитичар за одбрана, Бени Сабти, изјави дека САД можеби ќе мора да претрпат уште еден голем напад за да ја вратат поддршката за Израел. Сабти, експерт за Иран во израелскиот Институт
Go toTop