Pse LDK-ja nuk e votoi ndryshimin e ligjit për Specialen? Flet Saim Tahiraj

October 10, 2026
3 mins read

Veprimtari i LDK-së, Saim Tahiraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të mos e votuar ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë ishte i drejtë dhe në përputhje me parimet politike të kësaj partie.

Ai ka theksuar se qëndrimi i LDK-së lidhet edhe me nevojën për zbardhjen e vrasjeve me motive politike të figurave të rëndësishme politike, oficerëve të karrierës, komandantëve të luftës dhe zyrtarëve policorë, të cilët, sipas tij, ishin pjesë e institucioneve shtetërore të themeluara nga LDK-ja dhe partitë e tjera aleate.

 “Vendimi i LDK-së për të mos e votuar ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë është i drejtë dhe në përputhje të plotë me zërin e anëtarësisë së saj. Shumë figura të rëndësishme politike të LDK-së, oficerë karriere, komandantë të luftës dhe oficerë policie, të cilët ishin pjesë e institucioneve shtetërore të themeluara nga LDK-ja, së bashku me partitë e tjera aleate, u vranë për motive politike. Shumica dërrmuese e këtyre vrasjeve mbetën të pazbardhura dhe askush nga sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk pati guximin të hetonte e të merrej seriozisht me to.

Në këto rrethana, ishte e domosdoshme që të krijohej Gjykata Speciale në Hagë, në mënyrë që të hetonte edhe këto raste dhe drejtësia të vihej në vend për viktimat e terrorit ideologjik”, ka thënë ai.

Image

Saim Tahiraj

Ai ka përmendur deklaratat e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar ato si qëndrime që përputhen me filozofinë politike të LDK-së.

 “Duke u nisur nga këto fakte, qëndrimi i LDK-së ishte i drejtë dhe i domosdoshëm, në respekt të të gjitha personaliteteve që u vranë për motive politike. Deklaratat e LDK-së dhe të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, janë në përputhje të plotë me parimet mbi të cilat LDK-ja qëndron fuqishëm.

Partitë e tjera politike shqiptare mbajnë përgjegjësi politike për zhvillimet gjatë dhe pas luftës, në periudhat kur ndodhën këto vrasje me motive politike. Shumë figura të fuqishme nga këto parti, të cilat, sipas vlerësimit tim, burojnë nga i njëjti burim ideologjik, janë përfshirë në procese gjyqësore në Hagë. Disa janë dënuar, ndërsa për të tjerë mund të ketë zhvillime të mëtejshme hetimore”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, Tahiraj ka theksuar se qëndrimi i LDK-së ishte parimor dhe në interes të shtetit, duke respektuar marrëveshjet me miqtë tanë ndërkombëtarë

“Në këtë kontekst, organizimi i protestave dhe përpjekjet për të ushtruar presion populist mbi Gjykatën Speciale janë shqetësuese. Përmes këtyre veprimeve synohet të ndikohet në punën e një institucioni të drejtësisë dhe në rrjedhën e proceseve gjyqësore. Po ashtu, deputetët e këtyre partive votuan amendamentet për ndryshimin e ligjit të Gjykatës Speciale, duke ushtruar edhe një presion shtesë politik mbi këtë institucion.

Qëndrimi i LDK-së ishte parimor dhe në interes të shtetit, duke respektuar marrëveshjet me miqtë tanë ndërkombëtarë. LDK-ja, edhe kësaj radhe, u dëshmua si një parti serioze, e cila respekton marrëveshjet ndërkombëtare dhe parimin e mosndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë”, ka shtuar ai.

Ai ka komentuar edhe largimet nga LDK-ja, duke vënë në pikëpyetje motivet e personave që janë larguar për shkak të mospajtimeve me qëndrimet e saj.

“Sulmet ndaj LDK-së vijnë pikërisht nga këto parti dhe janë pjesë e një qasjeje që është përsëritur vazhdimisht. Ato janë tendencioze dhe, edhe një herë, dëshmojnë se kemi të bëjmë me të njëjtët aktorë politikë, pa ndryshime thelbësore në qasjen dhe veprimet e tyre.

Sa u përket atyre që u larguan nga LDK-ja në shenjë mospajtimi me qëndrimet e saj parimore, me bindje them se ata nuk kishin bindje dhe besim të sinqertë në filozofinë politike të LDK-së. Sipas vlerësimit tim, disa prej tyre i ishin bashkuar LDK-së si satelitë politikë, të shtyrë nga interesa karrieriste dhe materiale, e jo nga besimi në idealet dhe parimet e saj.

Në fund, uroj që asnjëri prej tyre të mos jetë i përfshirë në ndonjë ngjarje që po hetohet nga Gjykata Speciale. Drejtësia duhet të jetë e pavarur, të veprojë pa presione politike dhe të zbardhë çdo rast, pavarësisht se kush mund të jetë i përfshirë”, ka përfunduar Tahiraj për “Bota sot”.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Хет-трик на Нкунку во дебаклот на Ајнтрахт Франкфурт (Видео)

Latest from Blog

Хет-трик на Нкунку во дебаклот на Ајнтрахт Франкфурт (Видео)

Лајпциг продолжи со убедливите настапи и по репрезентативната пауза, откако на домашен терен го прегази Ајнтрахт Франкфурт со неверојатни 6-0 во натпреварот од петтото коло во Бундеслигата. Во центарот на вниманието беше

Димовска: Условната осуда со надзор не значи дека сторителот останал неказнет

Пробацијата не претставува привилегија или неказнивост, туку начин на извршување санкција под надзор, со цел осуденото лице да се ресоцијализира. Ова го порача претседателката на Основниот кривичен суд Скопје, Даниела Димовска, во

Американец се забарикадирал во домот и уби девет лица. Меѓу нив деца и бремена жена

Напаѓачот бил пронајден мртов по извршеното дело, пренесува „Њујорк пост“. „Една од најстрашните сцени со кои сме се соочиле“ „Сакам да бидам целосно искрен со јавноста – ова е една од најтешките
Go toTop