Kurti: Fehmiu, Xheva, Fatimja e Shefqeti ranë duke luftuar për lirinë e Kosovës

September 22, 2026
2 mins read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar katër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqin, Fatime Hetemin dhe Shefqet Zekën, të cilët ranë dëshmorë më 22 shtator 1998 në fshatin Gradinë.

Kurti ka shkruar se 28 vite më parë, katër luftëtarët u përjetësuan si dëshmorë të lirisë, duke luftuar përballë forcave serbe dhe duke mbrojtur popullsinë civile të Drenicës.

“8 vite më parë, më 22 shtator 1998, katër luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u përjetësuan bashkërisht si dëshmorë të lirisë së atdheut tonë. Atë ditë, në fshatin Gradinë, Fehmi Lladrovci nga Gllanasella e Drenasit me bashkëshorten e tij Xhevë Krasniqin nga Drenoci i Malishevës, si dhe Fatime Hetemi nga Bistrica e Shalës bashkë me Shefqet Zekën nga Prishtina, ranë dëshmorë duke luftuar përballë forcave armike serbe. Ata po e mbronin popullsinë civile të Drenicës, nga forcat e armatosura të Serbisë që kishin depërtuar në drejtim të Çikatovës dhe Gllanasellës”, shkroi Kurti në Facebook.

Ai tha se veprimtar i hershëm politik për çfarë kishte mbajtur edhe burg mes viteve 1985 dhe 1991, Fehmi Lladrovci kishte qenë shumë aktiv mes emigrantëve politikë në Gjermani gjatë viteve ’90, deri kur në mes të vitit 1997 ishte kthyer në Kosovë, për ta ndihmuar nga brenda organizimin dhe rezistencën e armatosur.

“Një njeri me shumë përvojë, bagazh patriotik dhe me integritet moral, Feha, ishte Komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, teksa mendohej si njëri nga drejtuesit më të spikatur të kësaj ushtrie në ngritje e sipër. Bashkë me gruan e tij, Xhevë Krasniqin, e diplomuar për letërsi dhe drejtësi, të dy përbënin një çift të përkryer që dashurinë mes tyre, e kishin sublimuar te dashuria për atdheun dhe liria e tij. Në javët e fundit të ofensivës plot operacione të policisë dhe ushtriaë serbe ndaj UÇK-së, në të njëjtën betejë me Fehmiun dhe Xhevën, ranë dëshmorë shoqja e Xhevës, Fatime Hetemi dhe luftëtari i brigadës së komanduar nga Fehmiu, Shefqet Zeka. Lavdi Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi Lladrovcit, lavdi Fatime Hetemit e Shefqet Zekës, që luftuan deri në vdekje me bindjen se liria e Kosovës do të jetë trofeu i luftës dhe i jetës së tyre”, tha Kurti.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

ЕВН: Набавката на броила поминала низ утврдена постапка и проверка на сите критериуми

Следно

Kurti: Fehmiu, Xheva, Fatimja e Shefqeti ranë duke luftuar për lirinë e Kosovës

Latest from Blog

Израел се закани: Доколку Хамас киднапира еден заложник, насилно ќе евакуираме милион граѓани на Газа

Кац рече дека неговата закана доаѓа по разузнавачките информации за можни потези на Иран, Турција и нивните сојузници, вклучително и Хамас, пишува The Jerusalem Post. Тој тврди дека Израел сака да користи

ЕВН: Набавката на броила поминала низ утврдена постапка и проверка на сите критериуми

Во однос на самата постапка, од ЕВН Македонија нагласуваат дека набавката била спроведена согласно законските прописи и однапред утврдените процедури. „ЕВН Македонија ја спроведе постапката за набавка на броила во целосна согласност

По пукањето во Маниса приведени малолетникот, неговите родители и дедо му – 11 се ранети

Гурлек соопшти дека малолетникот кој пукал пред училиштето е приведен, како и неговите родители и дедо му. Инцидентот се случил околу 8 часот наутро по локално време во градот Тургутлу, во близина
Go toTop