A është i drejtë vendimi Gjykatës Speciale për Kosovën?

September 17, 2026
1 min read

Në një artikull për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) me titull “Fjala e parafundit” autori, Michael Martens, i konsideron vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë si të mbështetura në prova. Megjithatë, ai ngre pikëpyetje lidhur me proporcionalitetin e dënimeve, veçanërisht kur krahasohen me dënimet e shqiptuara ndaj kriminelëve serbë të luftës.

Sipas autorit vendimi i Gjykatës Speciale për Kosovën kundër ish-udhëheqësit të UÇK-së dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte nga pikëpamja juridike fjala e parafundit. Ende pritet të zhvillohet procesi i apelimit.

“Megjithatë, duke pasur parasysh provat e paraqitura, dënimi i Thaçit duket i bazuar dhe i drejtë. Të paktën sipas njohurive që ekzistojnë aktualisht, duket pak e mundshme që apelimi të përfundojë me shpallje të pafajësisë.” – thuhet në artikull.

A është i drejtë vendimi sa i përket masës së dënimit?

Nëse dënimi me 25 vjet burg i shqiptuar tani qëndron në një raport të arsyeshëm me dënimet e dhëna ndaj kriminelëve serbë të luftës, kjo mbetet një çështje që të paktën në dritën e historisë, mund të vihet me të drejtë në pikëpyetje, thekson autori.

“Verdikti nuk duhet të çojë në shtrembërimin e përmasave historike të ngjarjeve në Kosovë në vitin 1999. Konflikti u nxit nga politika e serbo-madhe e sundimtarit të atëhershëm serb, Slobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006. Forcat serbe të sigurisë kanë kryer krime shumë më të mëdha sesa ato për të cilat akuzohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Viktimat nuk duhet të shndërrohen automatikisht në autorë krimesh.”

Pikërisht për këtë arsye gjykata veproi drejt kur theksoi se në Hagë nuk po gjykohen shqiptarët e Kosovës si popull, as UÇK-ja në tërësi dhe as lufta e saj për pavarësi.

Përballë shtypjes serbe kjo luftë ishte e pashmangshme, por kjo nuk do të thotë se çdo veprim i kryer gjatë saj ishte i justifikueshëm.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Топ мечевите од Лига Европа и Ла Лига меѓу Квотите на денот (Фото)

Следно

Трамп повторно изјави дека се надева оти крајот на војната против Иран е близу

Latest from Blog

Трамп повторно изјави дека се надева оти крајот на војната против Иран е близу

Американскиот претседател Доналд Трамп изјави дека се надева дека крајот на војната против Иран е близу, бидејќи конфликтот, кој е во седмиот месец, ескалираше кога саудиските авиони  го бомбардираа Јемен, а  Хутите

Комуналец Прилеп со порака: Чиста Могила за уживање на сите

Парк-шумата Могила во Прилеп во моментов е чиста и уредна, информираат од ЈКП „Комуналец“ – Прилеп. Од претпријатието упатија благодарност до граѓаните кои со своето однесување придонесуваат просторот да остане чист и

Поранешни противници бараат помош од австралиската влада поради здравјето на Имран Кан: Ќе умре во затвор

Вчера, седум поранешни австралиски капитани во крикет ја повикаа министерката за надворешни работи на земјата, Пени Вонг, да интервенира дипломатски во врска со продолжениот притвор на поранешниот пакистански премиер, изразувајќи загриженост за
Go toTop