VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

May 12, 2026
1 min read

Nga VLEN thonë se për ata demokracia fillon aty ku qytetari jeton çdo ditë, në komunë, në lagje, në shkollë, në rrugën që e shfrytëzon dhe në shërbimin që e pret. Prandaj theksojnë se, decentralizimi në programin e VLEN-it zë vend parësor.

“VLEN i jep kuptim të ri decentralizimit. Për ne, kjo nënkupton autonomi vendimmarrëse për komunat, decentralizim fiskal, hapësirë më të madhe për bashkëpunim ndërkufitar, nxitje të zhvillimit ekonomik lokal dhe rol më të fuqishëm të pushtetit lokal në arsimin fillor dhe të mesëm”.

“VLEN angazhohet që komunat të kenë kompetenca të qarta, mjete dhe të drejtë të vendosin për prioritetet e tyre zhvillimore. Kjo nënkupton decentralizim fiskal, zhvillim ekonomik lokal dhe bashkëpunim ndërkufitar me komunat e rajonit. Projekti strategjik Tetovë–Prizren është shembull konkret i këtij vizioni, meqë forcon lidhjen infrastrukturore, ekonomike dhe zhvillimore mes qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

“Këta që shiten si patriotë asnjëherë nuk e kishin dert decentralizimin. Ishin të zënë me hajni. Prandaj kudo që udhëhoqën lanë pas katrahurë, komuna pa ujë, pa zhvillim dhe pa shërbime normale. Shqiptarët e panë këtë mashtrim dhe i përzunë me votë”.

“Ata janë e kaluar. VLEN, përmes programit politik, hap një kapitull të ri për pushtetin lokal. Kapitull ku komunat nuk shihen si plaçkë, por si institucione me kompetenca vendimmarrëse për t’u shërbyer qytetarëve. VLEN angazhohet për një fazë të re të decentralizimit, ku pushteti lokal do të jetë bartës i zhvillimit. Ky është dallimi mes politikës që flet dhe politikës që punon”, thonë nga VLEN.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VERO marketi

Претходно

Иран му порача на Трамп: Нема да влезете триумфално во Пекинг

Следно

Ndalohet shoferi i cili dje me automjet transportues goditi për vdekje një këmbësor në rrugën Prilep – Gradsko

Latest from Blog

Најубава најава за дуелот САД – БиХ: Се спомнуваат Џордан, Алкатраз, ЦИА против Бело Дугме, Гаврило Принцип, бурекот!(ФОТО)

ФОТО:x.com/SolzenjicinH Во Босна и Херцеговина се е во знакот на Мундијалот. Џеко и другарите веќе се во 1/16 финалето каде налетаа на домашната селекција на САД. Јасно е дека улогата на фаворит

Разузнавачки извори откриваат дека Русија подготвува можна провокација во балтичките земји или Полска

Западните извори, исто така, стравуваат дека може да има опасност на хоризонтот, бидејќи Кремљ е под притисок од кампањата на Украина за напади со долг дострел врз цели во близина на Москва

Не одете во шума без дозвола – казните се огромни

Надлежните институции предупредуваат дека непочитувањето на забраната за движење во шумските подрачја ќе се санкционира со високи парични казни. Според важечките правила, секое физичко лице кое ќе биде затекнато во шума без
Go toTop