Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë, dega e Tetovës zhvilloi Kuvendin e saj Zgjedhor, ku u realizuan me sukses të gjitha procedurat organizative .
Gjatë punimeve, kuvendarët zgjodhën delegatët e degës së Tetovës , duke ndjekur me përpikëri normat statutare dhe standardet demokratike të votimit .
Po ashtu, u miratua propozim-lista për Kuvendin Qendror nga dega e Tetovës .
Në përmbyllje të kuvendit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili vuri në pah rëndësinë e organizimit dhe përkushtimit për një Kongres të IX të suksesshëm.
Burimi: botasot.info

