Ahmeti: Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

May 5, 2026
1 min read

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e përsëriti qëndrimin e tij se është i gatshëm menjëherë të shkojë në zgjedhje. I pyetur pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se së shpejti do të ketë zgjedhje, Ahmeti tha se çdo herë i ka kërkuar ato.

“Unë kam kërkuar që nga dita e parë të ketë zgjedhje të parakohshme — kjo nuk është befasi. Nëse nesër ka zgjedhje, jam i gatshëm”, tha Ali Ahmeti.

Megjithatë, kryeministri Mickoski deri tani disa herë ka deklaruar se nuk është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në periudhën e ardhshme pritet të ndodhë edhe rikonstrumi i Qeverisë.

Edhe sot nuk zbuloi detaje se cilët ministra do t’i lënë resoret dhe kush do të zëvendësohet, duke thënë vetëm shkurt se ende po punohet në strukturën e brendshme të partisë.

“Jo, ende nuk i kam filluar. Jam ende i dedikuar strukturës së brendshme të partisë, pres që këtë muaj ta përfundoj dhe pastaj t’i kushtohem koalicionit qeveritar”, deklaroi Mickoski.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Reagon për herë të parë nga arratia ish-kryeministri maqedonas i shpallur në kërkim Nikolla Gruevski

Следно

Менди оди на втора операција и ќе го пропушти стартот на новата сезона

Latest from Blog

Трамп, Хегсет и Рубио доаѓаат на Балканот

„Сè уште не го знаеме точниот датум, има многу работи што се случуваат, но тој ќе дојде во Грција“, рече таа, според бриселскиот „Политико“. Таа додаде дека американскиот секретар за одбрана Пит
Go toTop